
Familja princore Gropa është një nga familjet më të mëdha dhe më të dëgjuarat në Shqipërinë Lindore, gjatë shek. XIII-XIV.Principata e Gropajve u shtri kryesisht në Dibër, Ohër, Prespë, Perister(mal) me qendër politike dhe administrative në Ohër, reth viteve 1258-1334 dhe 1355-1394.Gropajt ishin të lidhur fort me Papatin. Ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje njihet sevasti Pal Gropa, të cilit, më 1273 iu përfshinë në Principatën e vet edhe fshatrat: Radikë ( e Madhe dhe e Vogël), Kovashicë, Zuadigoricë, Zerqan, Krajë , Zeshicë etj.
Në gjysmën e dytë të shek. XIV shquhet Andrea Gropa, I cili pret dhe monedhat e veta. Më 1389 Gropajt morën pjesë në Betejën e […]