19 Nëntor, 2024 Korespondenti-Switzerland 0

Muhamet BorovaPRITJET NGA QEVERIA E RE !Çdo qeveri për ta fituar besimin e qytetarëve,duhet ta respektoj interesin e përgjithshëm shoqëror! Qeveria mundet të jetë burimi […]

Të nderuar përfaqësues të mediave, të dashur qytetarë,Në hartën arkeologjike të Maqedonisë së Veriut, Struga dhe rrethina e saj numërojnë dhjetëra lokalitete arkeologjike. Fatkeqësisht, shumë pak prej tyre janë hulumtuar, për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe interesit të institucioneve përkatëse.Këtë vit, jemi dëshmitarë të një zbulimi epokal, siç e kanë quajtur vetë arkeologët dhe Ministri i Kulturës në një konferencë për shtyp që u mbajt në Koroshisht të Strugës. Germimet filluan më 11 tetor dhe përfunduan më 8 nëntor. Për këtë zbulim të madh arkeologjik, fillimisht duhet të falënderohet familja Shemshedini. Shefiti, një anëtar i kësaj familjeje, dorëzoi në institucionet përkatëse një përkrenare të gjetur rastësisht para katër vitesh gjatë pastrimit të arës. Pronari i arës, Bukuriu, dha lejen për gërmimet, një gjest fisnik që dëshmon respektin e tyre për trashëgiminë kulturore. Ata meritojnë mirënjohje të madhe jo vetëm nga ekipi i arkeologëve, por edhe nga institucionet shtetërore.Gjithashtu, një respekt i veçantë u shkon të gjithë banorëve të fshatit Koroshisht, të cilët me gatishmërinë e tyre kanë ndihmuar që këto gjetje të jashtëzakonshme arkeologjike të bëhen pjesë e historisë jo vetëm të shtetit tonë, por të gjithë rajonit dhe më gjerë.Sipas udhëheqësit të gërmimeve, arkeologut të mirënjohur Pero Arxhanliev, janë zbuluar një varr monumental me dimensione të mëdha (7 x 4.5 metra) dhe me një thellësi prej 4.5 metrash, si dhe mbi 100 objekte (artefakte) arkeologjike. Të gjitha këto janë të kataloguara, të vizatuara dhe të dokumentuara me fotografi, si nga kamera, ashtu edhe nga droni.Arkeologu Arxhanliev ka vënë në dukje se këto gjetje kanë lidhje të ngushtë me ato të Trebenishtit, të zbuluara për herë të parë në vitin 1918 nga ushtria bullgare dhe të hulumtuara në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Të dyja këto zbulime i përkasin të njëjtës kulturë dhe popullsie vendase, fisit të Enkelejve, që kanë jetuar në shekullin e 6-të p.e.s.Një rol të rëndësishëm në këtë zbulim ka luajtur edhe arkeologu shqiptar Fitni Dalipi, i cili, ndonëse nuk është i punësuar në profesionin e tij të dashur, ka qenë iniciatori kryesor i gërmimeve në Koroshisht. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, duke punuar me përkushtim dhe pasion. Për disa ditë, gërmimet u ndoqën edhe nga arkeologu dhe profesori i nderuar Mixhait Pollozhani, i cili ishte i pranishëm gjatë momenteve më të rëndësishme të zbulimeve.Ky zbulim kaq i madh arkeologjik nuk duhet të politizohet. Përkundrazi, institucionet përkatëse duhet të sigurojnë mbështetje që gërmimet të vazhdojnë në vitet e ardhshme.

19 Nëntor, 2024 Korespondenti-Switzerland 0

Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në këtë arritje historike. Respekt për të gjithë ju! Salim Sulejmani – Koalicioni VLEN Почитувани претставници на медиумите, почитувани граѓани,На […]

18 Nëntor, 2024 Korespondenti-Switzerland 0

“Kur vdesim, paratë tona mbeten në bankë… Megjithatë, kur jemi gjallë, nuk kemi para të mjaftueshme për të shpenzuar. Në realitet, kur kemi ikur, ka […]