Ish kryeministri anglez, Çurçill, tregon:

Ish kryeministri anglez, Çurçill, tregon:
Sapo kisha hipur në taksi dhe u nisa drejt zyrave të BBC për të zhvilluar një intervistë. Kur mbërrita, i kërkova taksistit të më presë 40 minuta derisa të kthehem.
Ai më kërkoi ndjesë, duke thënë:”Më ndjeni zotëri! Nuk mundem tu pres. Duhet të shkoj patjetër në shtëpi dhe të dëgjoj kryeministrin Çurçill në radio, pasi jep një intervistë që transmetohet direct.”
U befasova nga këto fjalë dhe u gëzova shumë që ky njeri donte të dëgjojë çfarë do të them unë në intervistë. Menjëherë nxorra dhjetë paund dhe ia dhashë.
Kur taksisti pa dhjetçen, e mori në dorë dhe më tha:”Në djall vaftë Çurçill me gjithë intervistën e tij. Shkoni ku të dëshironi se unë do ju pres këtu derisa të vini!”