Koloneli rus plas ‘bombën’: Koronavirusi është operacion i fshehtë për të kontrolluar njerëzimin (Video)

Një ndër personazhet më pranë informacioneve të klasifikuara botërore në një nga dy superfuqitë globale, Rusia, flet për pandeminë Covid-19 duke vlerësuar se gjithçka po ndodh është një skemë e organizuar për të vënë nën kontroll njerëzimin.

Kolonel Vladimir Vasilievich Kvachkov është anëtar i Drejtorisë Qendrore të Informacionit, shërbimi sekret rus dhe i forcave speciale ruse, Spetsnaz.

Në videointervistën e mëposhtme, z. Kvachkov vlerëson se koronavirusi nuk është asgjë tjetër përveçse një operacion strategjik botëror për kontrollin e popullatës në mbarë botën.

“Dukuria e koronavirusit po trajtohet në mënyrë false si një pandemi. Kjo dukuri duhet të analizohet sepse është në të vërtetë një aksion ku përfshihen politika, korporatat financiare dhe ato tregtare dhe religjioni.

Më lejoni të them se nuk ekziston një pandemi, por një operacion global strategjik pas të cilit fshihet plani antinjerëzim për ta futur në kontroll botën”, pretendon kolonel Kvachkov. Boldnews. Al