Festa shtetërore, ndryshe siç njihet “Dita e Kryengritjes së Ilindenit” ka sjellë edhe pasoja tjera për policinë kufitare.
Në kufinjtë me shtetet fqinje, Greqinë më shumë dhe me Bullgarinë e Serbinë ka pritje të gjata për të dalë nga Maqedonia e Veriut.
Në kufirin me Greqinë pritet më shumë se 30 minuta. Edhe pse ka gatishmëri nga autoritetet zyrtare për të thjeshtësuar procedurat, fluksi i madh i veturave dhe mjeteve tjera transportuese sjell deri tek pritjet në kolonë.
Pritjet për në Bullgari, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri janë më të shkurtëra.
Këto pritje vijnë si pasojë e festës shtetërore dhe fundjavës së vazhduar.