Sasho Ordanovski: Ideja për kryeministër shqiptar është e komunitetit ndërkombëtar

Sekreti i çdo gare zgjedhore është të imponohet temë dhe tempo që nuk i konvenon kundërshtarëve politik. Kush do të ketë sukses në këtë, ai ka kryer mirë gjysmën e punës në favor të tij. 

Kjo mundëson kundërshtarët të merren me agjendën që ju e keni përzgjedhur dhe jo me dobësitë e juaja. Tjetra është çështje e kondicionit dhe disciplinës që të vrapohet i pari deri tek caku, përderisa tjerët ju ndjekin nga pas.
BDI me atë ambicie e fillon këtë fushatë zgjedhore. Për arsye se për herë të parë në jetën e saj politike dydekadëshe partia e Ali Ahmetit nuk është favorit i qartë në disa (këta) zgjedhje tek trupi votues shqiptar, ofertën politike duhej që ta formulonin në mënyrë mjaftueshëm kontraverse – “Kryeministër Shqiptar!” – për ta “pushtuar” temën zgjedhore. Tani është përpjekja, bashkë me temën, të imponohet tempoja dhe të fitohen kundërshtarët në kondicion dhe në disciplinë.


Propozimi personal me Naser Ziberin për “kandidat shqiptar për kryeministër” e avancon agjendën zgjedhore të BDI-së. Pasi, Ziberi duket se është propozim i shkëlqyer për kryeministër, pikërisht sepse është e parëndësishme se është Shqiptar. Njeriu posedon kualitete dhe përvojë që janë të pakontestueshme për kryerjen e funksionit më të përgjegjshëm të pushtetit ekzekutiv, edhe përkundër asaj që do të dale nga biografia e tij tridhjetë vjeçare që do të jetë lëndë e “shkundjes” në themel nga ana e palëve të interesuara, para së gjithash në partite politike shqiptare dhe rrethet shoqërore.


Por, për fillim, vetëm para disa ditëve, vet Ziberi nuk e vlerësoi këtë ide zgjedhore të Ahmetit si produktive dhe shpresëdhënëse. Kjo, qartësisht, ishte para se ti afrohen dhe atij t’ia ofrojnë funksionin. Për çka mund të flet kjo?
Si duket kjo ide e BDI-së nuk ka lindur në Tetovë, ndërsa edhe më pak në Reçicë të Vogël. Dikush, diku ka vlerësuar se Ziberi do të jetë propozim i mirë në investimin me të cilin Ahmeti hyn në këtë “kazino” zgjedhore – pa përkrahje të atillë dhe “garancione” të qarta, as vet Ziberi nuk do të ishte menjëherë i impresionuar nga fjalët e ëmbla të Ahmetit, si dhe vet BDI që është larg nga struktura demokratike, nuk do ta “përbinte” këtë autsajder total partiak për kandidat të sajin. 

Veçanërisht se nuk mund të thuhet se Ziberi, me analizat e tij të kohë pas kohshme dhe qëndrimet për BDI-në në të kaluarën, vet aq “ka merituar” që “autoktonisht” ti ofrohet prej BDI-së të jetë personazhi kryesor i vendosjes së një paradigme të re historike në politikën maqedonase.


Prandaj, të rikthehemi në temë: dikush, diku, ka vlerësuar se BDI është ende pjesë e patjetërsueshme e qeverisë në Maqedoni përmes së cilës do të ndikohet ndaj politikave vendore dhe regjionale edhe në qeverinë e rradhës. Mund të thuhet se në këtë “kosh” të interesave padyshim mbisundojnë agjendat ndërkombëtare e jo vendore të shtetit, të cilat mund të shtrihen nga problemet siç janë çështja e përhapjes së “islamit politik” dhe stabilitetit të Maqedonisë, deri në problemin siç është zgjidhja e marrëdhënieve serbo-kosovare. 

BDI, respektivisht, asnjëherë ska qenë skajshmërisht e pavarur në sjelljen personale rreth këtyre çështjeve regjionale, për dallim nga eksploatimi i rehative të pjesëmarrjes në qeveri strikt në planin vendor.


Por, pasi Maqedonia, të paktën pas këtyre zgjedhjeve, në cilëndo kombinatorikë koalicionuese, është e dukshme se nuk do të ketë shqiptar etnik për kryeministër, atëherë propozimi parazgjedhor i BDI-së, nga tema na kthen tek tempoja: agjenda politike është e promovuar, ajo ka potencial ta monopolizojë debatin parazgjedhor në favor të BDI-së, mbetet relativisht edhe tre javë të shkurtëra që të “shtypet” mirë tempoja dhe me discipline (në të gjitha aspektet e lejuara dhe të palejuara zgjedhore), të “zihen” ngushtë kundërshtarët në kondicion.


Nuk është e kapshme. BDI po lufton për deputet më shumë nga konkurentët direkt të saj. Nëse e arrin atë, Naser Ziberi është kandidat i shkëlqyer, pa mos u turpëruar vetë, ndërsa Ahmeti dhe partia e tij shumë “të dëmtuar”, të cilit do ti shpjegohet se realiteti politik, historia mundet pak edhe të presë.
Edhe BDI-ja е plotë, edhe votuesit në numër.