PDSH në Veleshtë dhe Koroshishtë

PDSH në Veleshtë.

Vasfi Doko kujtoi kohën e qeverisjes së PDSH-së duke theksuar se shqiptarët e kësaj ane kanë qenë në gjendje shumë më të mirë. Z. Vasfi Doko bëri thirrje për mobilizim në mbështetje të PDSH-së.

Ndërkaq, Menduh Thaçi vlerësoi se platforma e PDSH-së është zgjidhje e problemeve tona që ka prioritet rimëkembjen e ekonomisë.

PDSH në Koroshishtë.

Vasfi Doko: “E dijmë të gjithë që Koroshishta ka qenë një bastion i revolucionit progresiv dhe çerdhe e arsimit. Unë do të jem ai që do të shtrij dorën në ndihmesë të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë por për këtë duhet një përkrahje nga ju për PDSH-në.”

Menduh Thaçi: “Pozita e zëvendëskryeministrit nuk është çështje karieriste për shkak se unë i kam kaluar këto. Koncepti im politik është demokracia konsensuale. Sa më shumë shqiptarë përkrahin PDSH-në, unë aq më shpejt do t’i realizoj qëllimet.”