KRYEMINISTËR SHQIPTAR OSE PROPAGANDË PARAZGJEDHORE?!
1
Ndoshta dikush do të keqëmendojë për qëllimet në këtë analizë,do ta keqinterpretojë kuptimin dhe porosinë e saj.Por nevoja për të qenë transparentë është domosdoshmëri për çdo njërin kurse për politikbërësit shqiptarë në veçanti.Kjo për ne shqiptarët është imediate, sepse jemi të vetmit, siç duket,që veprojmë dhe funkcionojmë pa platformë të shëndoshë kombëtare,si këtu në Maqedoninë e Veriut,ashtu edhe përtej kufirit. Për këtë është dëshmi më e mirë praktika e shëmtuar, që zënkat dhe mosmarveshjet përbrenda nesh në rrafshin e politikës i zgjidhim vetëm me ndërmjetsimin e të tjerëve. Si është e mundur në këtë rrafsh që Kryetari shtetit,kryeministër ,liderë partie rradhiten e presin të raportojnë pafundësisht për konfliktet e brendshme, përfasuesit e ambasadave të vendeve mike në vënd ose të emrëruar specialë ? Është e mirënjohur se çdo ambasador është vetëm përfaqësues i vendit të tij dhe raportues për zhvillimet në vendin e akredituar.Por për fatin e keq tonin, ambasadorët miq, veçuar të SHBA-ve, jo rrallë edhe pa dëshiren e tyre kryejnë edhe shumë misione të tjera ndërmjetësusese, si në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.Kjo praktikë e pazakontë dhe vrastare për resurset politike shqiptare është tërësisht jasht koncepteve politike dhe demokratike të vendeve dhe shoqërive me demokraci funksionale.
2
Në doktrinën politike koalicioni qeverisës shqiptaro-maqedonas është nga të ashtuqujturit koalicione të mëdha që kanë për qëllim arritjen e një objektivi të veçantë paralelisht me qeverisjen.Kjo është arsyja e funksionimit të tyre në Maqedoninë e Veriut. Është rregull që në koalicionime të këtilla liderët e segmenteve/ partive që ndërtojnë qeverinë koalicionuese të udhëheqin të njejtin bashkarisht.Të vetmit te na shqiptarët në koalicionime të këtilla të gjëra,lideri i fraksionit/partisë nuk e udhëheq koalicionin e tillë.Përderisa Arbën Xhaferi këtë nuk ka mundur ta bëjë në vitet 1998-2002 si lider partie për shkaqe shëndetësore,të gjithë të tjerët i kanë bishtruar këtij detyrimi dhe obligimi të rëndësishëm.Kështu që asnjëri prej tyre nuk ka qënë anëtar i qeverisë. Bile, Ali Ahmeti që gati për dy decenie qeverisje me partinë e tij, herë me VMRO dhe herë me LSDM ,asnjëherë nuk u ul në karrigen e qeverisë. Si përfundim, edhe rregullat e mirëndërtuara,të mirëmenduara dhe të pranuara nga politika dhe doktrina globale, nuk e kanë vlerën meritore te lidershipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut.Që argumenti të jetë edhe më neveritës lideri i BDI-së por jo vetëm, edhepse deputet që realizojn raportet e punsimit me parlamentin, këtë e bëjnë “në distancë” duke mos e frekuentuar ate, e të mos flasim për fjalmbajtje në te.
Rrjedhimisht kjo që përmendëm shtron pytejen publike: Mos ndoshta liderët tanë partiakë konsiderojnë se të qenurit deputet dhe anëtar në qeverinë e Maqedonisë të Veriut, ku vendoset edhe për fatin e shqiptarëve, është i njejti përçmues për ata,apo humbje e kohës? Funksioni i deputetit dhe i anëtarit të qeverisë në vëndet tona pos që është me rëndësi të veçantë publike,paralelisht është edhe me përgjegjësi publike,si në raport me parlamentin ashtu edhe me votuesit, me shqiptarët në veçanti.Koalicionet e këtilla mes etnive nuk janë të etabluar as si incidente politike,as si preferenca partiake dhe voluntere.Rrafshndërtimi i tyre është kryekëput mision me vlerë të lart për paqë dhe siguri,për zhvillim dhe harmoni të sheshtë ndërmjet dy etnive më të mëdha në Maqedonin e Veriut .
3
Pra që të kuptohemi koalicioni shqiptaro-maqedonas është produkt i nevojës për të avansuar barazinë e shqiptarëve si shtetformues në vënd me maqedonasit e jo dëshirë e liderëve dhe partive politike shqiptare apo maqedonase.Askush tjetër nuk e ka përgjegjësinë dhe mundësinë të legjitimuar më së miri,sesa lideri i partisë në koalicion të jetë në qeveri e të reflektojë aktivisht në parlament. Nëse edhe mëtej vazhdojnë në këtë mënyrë të veprojnë liderët tanë, duke ikur nga pozitat kyçe në qeveri,duke mos u prononcuar publikisht në parlament,është e paarritshme për fajin tonë barazia e shqiptarëve në Maqedonin e Veriut, të çmontohet diverzioni i brendshëm politik te shqiptarët. Pragmatizmi politik nuk njeh barazi politike dhe kombëtare duke injoruar funksionet publike, duke përçmuar kuadrot dhe intelektualët-politikan për motive partiake. Tendenca e kohëve të fundit e zëvëndësimit të kuadrove dhe resurseve njerëzore me emra abstraktë politikë dhe margjinalë që po” importohen” si katapultë dhe aterojnë në skenën politike, është dëshmuar për tërë këto vite si e pasuksesshme.Kjo ka mbrapshtuar përgjegjësinë në politikë,ka zbehur profesionalizmin në ushtrimin e funksioneve,e ka topitur përkushtimin kombëtar. Mbi të gjitha partizimi ekstrem dhe katapultimi i resurseve njerëzore në funksionet publike ka ndihmuar pabarazin e mëtejme të shqiptarëve.
4
Sidoqoftë në llafimet e fundit politike nga Bashkimi Demokratik për Integrim është lançuar ideja për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Nuk ka si mos të ngjajë utopisë politike për dy arësye: Së pari,asnjë parti politike maqedonase nuk është e gatshme,ashtu sikur edhe i tërë ambienti politik maqedonas të pranojë apo të votojë kyeministër,apo president vëndi nga rradhët e shqiptarëve.Bile as edhe funksione të tjera me peshë dhe karakter shtetëror siç është prokurori i përgjithshëm, gjykatësi i parë i vëndit,prijësit e agjensive intelegjente,institucionet e distribuimit dhe inkasimit masiv të mjeteve publike,siguria dhe mbrojtja e ngjashëm;Së dyti,edhe BDI dhe lideri i tyre nuk e kanë të sinqert propozimin për kryeministër shqiptar,mbase jo për shkak të moskonsekuencës,por edhe për arësye banale të tjera ata nuk e kushtëzojnë dhe rrezikojnë pjesmarjen e tyre në qeveri për arsye të përmendura,ashtu siç edhe kanë bërë shumë herë gjertani. Por edhe një epizod tjetër që meriton kujdes: Pse BDI nuk insistoi ta mbajë të vetmen ministri të atribuar si shtetërore(ate të drejtësisë) kur Zaevi në emër të reformave në shtet e “grabiti” ate,apo që lejojë centralizimin në dëm të shqiptarëve,veçmas organizimin dhe funkcionimin e shtrirjes hapsinore të policisë të shtetit apo të Drejtorisë së të Hyrave Publike? Atëher si do realizohet funksioni më i fuqishëm në vend i kryeministrit nga ky këndvështrim që kërkon ta menaxhoi BDI,shikuar nga praktika e gjertanishme me resurset dhe funksionet me përgjegjësi të lartë publike? Kjo edhe më shumë e aktualizon dilemën: Të gjithë liderët partiakë gjithkundi e në veçanti ata shqiptarë(Berisha,Rama,Thaçi,Haradinaj, Kurti,Isa i pamundur),nuk është rastësi që u vunë në ballë të qeverive për të udhëhequr të njejtat.Bile,për Maqedonin e segmentarizuar etnikisht,menaxhimi i qeverisë nga liderë partiak është edhe më impenjive,është edhe më e domosdoshme. Pra,standardi politik për kryeministër i liderit partiak konsiston në peshën e duhur politike të tij për funksionin politik të kryeministrit.Prandaj është oportune që për kryeministër Ali Ahmeti të mos e propozojë vehten,ose personalitet të dakorduar mes partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut,denjësisht i përshtatshëm për funsionin.
Është fakt se përvoja politike fletë, se nëse garimi në fazën e tanishme të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ndjekë ate në Kosovë,ku duetit Kurti dhe Osmani për kryeminstër solli edhe fitoren e partive respektive,mund të ketë një efekt tejet pozitiv në zgjedhjet parlamentare të radhës këtu në Maqedoni.Në këtë rrafsh,propozimi i BDI-së për kryeministër shqiptar është mesazh i fuqishëm, rëndësishëm dhe i domosdoshëm politik për maqedonasit se: Kjo edhe përpos konceptit mistik, maqedonasit këtë riformatim kadrovik qeverisës në vend duhet ta miratojn heret apo vonë si fakt. Por ama në të kundërtën,nëse është vetëm retorikë dhe diskurs i shifruar zgjedhor,atëher mbetet vetëm propagandë parazgjedhore po e kësaj partie kaq vite në pushtet.