Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 101 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Kështu njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duket theksuar se këto rezultate janë si pasojë e 776 testeve të bëra, përcjell in7.
Pesë pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve. Viktimat janë nga Shkupi (1), Kumanova (2), Struga (1) dhe Gostivari (1).
Të infektuarit e rinj janë nga Shkupi (57), Tetova (19), Kumanova (13), Shtipi (3), Dibra (1), Struga (1), Velesi (1), Manastiri (2), Resnja (2), Gostivari (1) dhe Ohri (1), përcjell in7.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se janë regjistruar edhe 22 pacientë të shëruar./in7.tv/