Irena BEQIRAJ
1. Në botë ka më shumë se 129 milionë libra.
Sipas Google-it, deri në vitin 2010, janë botuar 129 milionë e 864 mijë e 880 libra dhe kuptohet që tani ky numër është shumë më i lartë. Prandaj kujdes kur thoni : “S’gjej një libër të hairit për të lexuar”, se del që nuk keni kërkuar si duhet.
2. Libri më i shtrenjtë ka kushtuar 30,8 milionë dollarë. Bëhet fjalë për Codex Leicester të Leonardo Da Vinçit, të cilin e bleu Bill Gejtsi. Por ato para i nxori sërish pa kaluar ora.
3. Kënaqësia që përjetojmë, kur ndiejmë aromën e librave të vjetër, përkufizohet me një fjalë.Kush pëlqen aromen e librave të vjetër, plot me pluhur e histori mes fletësh?. Kjo kënaqësi përshkruhet me fjalën “Bibliosmia”.
4. Emrat e autorëve nuk shkruheshin në kapakët e librave.Njëherë e një kohë, kapakët e librave konsideroheshin vepra arti. Ata mbusheshin me vizatime, visheshin me lëkurë, me punime artizanale, madje edhe me flori, ndaj s’kishte vend për emrin e autorit.
5. Analfabetizmi mbetet ende problem i madh në botë.Një në pesë të rritur në botë nuk di të lexojë ose të shkruajë.