Shtetasit e Maqedonisë së Veriut momentalisht pa test PSR për coronavirus dhe karantinë nga vendet fqinje mund të udhëtojnë vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi.
Shqipëria me vendim nga Qeveria e atjeshme, hapi kufirin për shtetasit e huaj më 1 qershor ndërsa gjatë hyrjes në vend nuk nevojite protokolle të posaçme përveç masave tashmë të zakonshme si mbajtja e maskës dhe mbajtja e largësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Autoritetet e Kosovës gjithashtu hapën kufijtë për shtetet fqinje dhe për shtetasit e saj pa kërkuar test, karantinë apo vetizolim gjatë hyrjes në vend. Kontrollohet vetëm temperatura e personave me përzgjedhje të rastësishme nga ekipet shëndetësore.
Për hyrje në Serbi, nga 22 maji tashmë nuk nevojitet test për coronavirus apo leje të veçantë si për shtetasit e vet ashtu edhe për shtetasit e huaj.
Por edhe pse me vendim qeveritar më 17 qershor janë hapur të gjitha vendkalimet kufitare në vend, mbeten aktive masat për mbrojtje nga coronavirusi, ndërsa detyrimi për PSR test dhe karantinë gjatë hyrjes në vend i dekurajon qytetarët të shkojnë për udhëtime.
Për udhëtime në Bullgari dhe Greqi si në vendet evropiane vlejnë rregullat e dhëna nga KE për hapjen e kufijve më 1 qershor. Poashtu për hyrja në Bullgari nuk lejohet për shtetasit e Maqedonisë, përveç transitit drejt Maqedonisë së Veriut apo drejt në shteti anëtare të BE (nën kushte të caktuara). Ndalesa ka të bëjë në të gjitha vendkalimet kufitare nga 18 qershori deri më 30 qershor. Pas transportimit nuk nevojitet test PSR, as karantinë apo vetizolim.
Nga 15 qershori autoritetet greke i hapën kufijtë për pjesën më të madhe të qytetarëve të BE-së, por jo edhe për shtetasit e Maqedonisë, të cilët mund të hynë në Greqi nga 1 korriku. Përjashtim këtu kanë kamionët. Më 1 qershor Mali i Zi hapi kufijtë për 130 vendet e botës të cilët kanë numër të rasteve aktive më pak se 25 në 100 mijë banorë dhe i hoqi shumicën e masave për parandalim nga coronavirusi. Kushti për rastet aktive e bën të pamundur udhëtimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në këtë vend.