Nga e hëna 22 qershor ri-fillon me punë Ambasada e Gjermanisë në Shkup

Nga e hëna 22 qershor ri-fillon me punë Ambasada e Gjermanisë në Shkup

Ambasada e Gjermanisë në Shkup përsëri do të vazhdojë me punë për palët, informon Zhurnal.

Zyra konsullore dhe e vizave nga data 22 qershor 2020 do të fillojë përsëri me ofrimin e shërbimeve!

Edhe mëtej vlenë rregulli i posedimit të terminit të caktuar për të parashtruar kërkesë për vizë.

Të gjithë terminet e anuluar për shkak të mbylljes së Ambasadës, me automatizëm do të riregjistrohen në mënyrë hronologjike. Konfirmimin e terminit të ri do ta merrni në kohë të duhur përmes emajlit.

Për shkak të detyrimit të mbajtes së distancës dhe rregullave të higjienës, terminet dë të konfirmohen vetëm disa javë para datës së parashtrimit të kërkesës. Si pasojë, koha e pritjes do të zgjatet.

Hyrja në Gjermani

Gjermania bashkë me partnerët e saj të BE-së vendosi kufizime të reja të zgjëruara të udhëtimit për qytetarë nga vendet jashtë BE-së, të cilët mund të udhëtojnë vetëm në raste urgjente. Përjashtim nga ky rregull bëjnë shtetas gjerman ose shtetas të vendeve të treta të cilët posedojnë të drejtë qëndrimi afatgjatë (leje qëndrimi ose vizë me afat më të gjatë), të cilët tashmë kanë qëndrim të rregullt në Gjermani (ose në ndonjë shtet tjetër anëtar i BE-së) dhe tani përsëri kthehen në vendin e tyre të zakontë të qëndrimit. Nëse bëhet fjalë për arsye urgjente të udhëtimit, udhëtarët luten të marrin me vete dëshmi përkatëse për të justifikuar urgjencën e kalimit të kufirit. Shtetas nga vendet e treta (jashtë BE-së) të cilët nuk e plotësojnë këtë kusht, nuk mund ta kalojnë kufirin.

Në veb faqen e re „Re-open EU“ tani mund t’i gjeni informacionet e përditësuara lidhur me udhëtimet dhe pushimet në BE, mes tjerash, mjetet e transportit, kufizimet e udhëtimeve dhe rregullat për mbrojtjen e shëndetit publik, si edhe rregullat e mbajtjes së distancës dhe maskave mbrojtëse.

Detyrim për karantinë

Maqedonia e Veriut aktualisht është cilësuar si vend i rrezikuar nga virusi korona.

Të gjithë personat, të cilët 14 ditë para udhëtimit kanë qëndruar në ndonjë vend të rrezikuar nga virusi korona, parimisht pas hyrjes në Gjermani duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Ky detyrim për zbatimin e karantinës vlenë pavarësisht nga nënshtetësia, përjashtim bëjnë personat që udhëtojnë transit.

Përjashtime nga ky rregull janë të mundshme me rezultat negativ të testit PCR të virusit SARS-CoV-2, jo më i vjetër se 48 orë para hyrjes në Gjermani. Vendimin nëse vërtetë bëhet fjalë për përjashtim ose jo, e sjellin Entet shëndetësore. Këshilla nga Ambasada në këtë drejtim nuk mund të mirren.