Struga “Zvicra” e Ballkanit, rrethuar me një kurorë të bukur plotë me fshatra shqiptare

NGA BEQIR SINA – STRUGË

Strugë: Struga si qytet është një nga destinacionet më i popullarizuar turistik, në Maqedoni, ai ndodhet në jug-perëndim të zonave të Republikës së Maqedonisë , të shtrirë prej bregut të liqenit të Ohrit.

Struga për nga pozita e saj gjeografike ngjason shumë dhe është një “Lugano” e vogël dhe e bukur e Ballkanit perëndimor.

Banorët e tij rrëfejnë se turistët nga Hollanda, e kan Strugën, si Amsetrdamin ose si qytetin turistik më të preferuarin në botë.

Çdo vit hotelet strugane janë për plot me turistë nga Hollanda……dhe gjermania.

Qyteti i Strugës, ka tre pjesët kryesore të qytetit, ndërtuar këto në një stil karakteristik të qyteteve shqiptare , në këtë shtrirje në pjesën veri lindore të Illiridës ose si njihet ndryshe edhe Ballkani perëndimor.

Ajo ka , bregun e liqenit dhe dy anët e bukura të lumit Drin si dhe “Tregun e madh”.

Por, ka edhe korsin e famshme, e cila çdo mbrëmje, sidomos, ato verore – janë përplot me njerëz, sepse vijnë edhe gurbetqarët, dhe, qyteti gumëzhinë si ” bletët në koshere “.

Struga, ka edhe qendrën e saj administrative , e cila ndodhet në qendër të saj me selinë e Komunës së Strugës.

Qyteti i Strugës, dikur ka pasur edhe një “dekovil”nji tren të vogël të asaj kohe, që punonte me avull, me dy tre vagona, dhe që lidhte Strugën me Kërçovën.

Në ndërtesat e rëndësishme administrative të qytetit është e përfshirë edhe posta qendrore, komisariati i policisë, dhe elketrana .

Struga ka shumë buste dhe shtatore kushtuar figurave të ndritura të këtij qyteti sidomos dallohen ato në dy anët e bulevardit përgjatë rrjedhës së lumit Diirini i Zi, dhe në qendër , të saj ka edhe shtatoren e Nana Terezes, dhuratë kjo e vëllezërve shqiptarë nga Amerika, vëllezërve Gojçaj.

Pika më e preferuar sidomos për turistët e huaj dhe shqiptar është natyrisht bregu i liqenit dhe dy anët e Drinit, ku ky lumë i gjatë “gjarpërosh”nëpër gjithë Shqipërinë veriore.

Drini i Zi, lumi më i gjatë në Ballkan nga Struga, nisë “ turra- vrapin” e gjatë , duke përshkruar 149 kilometra, duke kaluar me dy të treta e tij nëpër Shqipëri, Dibër, Kukës, Tropojë, dhe deri në grykë-derdhjen e tij në Shkodër.

Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin “Qyteti i Urave”, dhe ura mè e fundit, është një urë e re prej dërrase, shumë e bukur, e përuruar vetin e kaluar dhe që lidh Teatrin Poshka të gazetarit të njohr Agim Poshka, me Parkun ku mbahet për çdo vjet festivali ndërkombëtar I poezisë I quajtur “Netët e Poezisë Strugane”.

Lumi Drin i Zi “miku” më I vjetër i struganve, rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit Maqedoni – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë.

Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike. Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.

Liqeni i Ohrit, që ka shtrirjen më të madhe për rreth Strugës, është pika më piktoreske e këtij qyteti liqenor me një bukuri përrallore, sidomos natën këtu mund të mahnitesh me pamjet e tij, dhe nga ku shikohet edhe Lini i Shqipërisë.

Nga etimologjia origjina e emrit të Strugës, thuhet se vjen në gjuhën e vjetër maqedonase, por Struga është “djepi” i shqiptarizmit në Ballkanin erendimor. Për të cilën qyteti k a tre teoritë e saj në lidhje me emrin Strugë, ku secila prej tyre thuhet se ka “përqafuar” nga banorët lokalë emrin që e thërrasin sot e kësaj dite : Strugë -Struga .

Ndërkaq, për mua ky qytet të cilin e kam vizituar më shumë se çdo vendbanim shqiptar, gjatë vizitës së këtyre ditëve, që unë I kam quajtur “Udhëtim nëpër Trojet Shqiptare”, ose ” Ditët e pushimeve strugane ” (10 deri më 18 korrik 2017) , të qëndrimit tim 8 ditor në Strugë , do t ‘a veçoja për shoqërinë dhe bujarinë e treguar strugane, njohjen dhe takimet mbresëlënëse, me çdo njerin prej atyre, që u takova dhe u përshëndeta në çdo lokal, apo edhe ambient familjar e rrugë të saj.

Për shumë arsye të cilat do t’i shpjegojë gjatë këtij reportazhi të gjatë, nga ky udhëtim dhe qëndrim në Strugë kësaj rradhe ka qenë paksa i veçantë . Mbasi ,ky jo vetëm se ishte qëndrimi më i gjatë (8 ditë) , por edhe përjetova – një bujari, dashuri dhe respekt të veçantë, të këtyre njerëzve të mrekullueshëm.

Si gjithmonë kur vijë në Strugë, e nisë vizitën time me miqtë e mi , të parë, djemtë e Kaim Murtishit, dhe Nadiren sekretaren sharmante , me shume edukatë dhe e zgjuar, të biznesit të tyre të suksesshëm në qendër të Strugës.

Etnomuzikologu i shquar strugan, Kaim Murtishi, studiues, hulumtues, dhe shkrimtar i tre librave, është për mua edhe arkiva e pasur e Strugës, në se kërkon të dish diçka për Strugën ndale tek shtëpia e Kaim Murtishit dhe gjenë gjëra që as I ke pare apo dëgjuar ndonjëherë.

Kaim Murtishi,ka qenë një nga mësimdhënësit e pare të kësaj treve, ai ka qenë edhe një këngëtar folklorik dhe instrumentist i njohur, sidomos për mandolinën.

Sot ai megjithëse në moshë, është një pensionist, dinamik, gjithmonë i angazhuar në aktivitetet që asnjëherë nuk i ndahet jo vetëm aktiviteve dhe veprimtarive në Strugë e Tetovë, por dhe në të gjitha viset shqiptare. Gjithë kohën ja ka përkushtuar kombit shqiptar, traditave, kulturës, muzikës dhe botimeve në shqip.

Kai, si i thërrasin struganët, atij, është, një shqiptar nga Ladorishti i Strugës, një muzikolog, folklorist, shkrimtar dhe botues i disa librave të ndryshme. Ai shtëpinë e tij a ka kthyer në një muze etnografik, ku gjen gjithçka që as edhe një muze nuk e ka.

Kaim Murtishi shpjegon se si ka mbledhur instrumentet muzikore që tek çiftelia, mandolina, ku këtë të fundit ja ka mësuar profesori nga Elbasani, Gani Jahja,thotë ai,null

“I ndjeri e ndihmoi dhe krijoi grupin e parë të mandolinave, ku më pas Kaimi e ngriti grupin e mandolinave në fshatin e Ladorishtit si fillim në vitet 1957, i cili i ka dhënë mësimet e para në Shkup, kur ishte normalist”.

Kaimi, ka incizuar këngë të zonës së Prespës, Ohrit, Tetovës, Kërçovës, Dibrës dhe gjithë trevave shqiptare. Të gjitha i ka regjistruar më një magnetofon, në shtëpinë e tij, të cilen e ruan si një relike së bashku me makinat e shkrimit.

Njëri nga ata që janë edhe miqtë e mi më të mirë, dhe që ka jetuar në Strugë, ku ai kaloi dhe fëmijërinë e tij, është edhe Kryetari i organizatës së parë Lobiste shqiptare në Amerikë , Këshillit Shqiptaro Amerikan, zoti Haxhi Dauti, nga Frëgova.

I cili prej më shumë se 4 dekada është në Amerikë, i shpërngulur prej Struge me gjithë familje.

Ai është i njohur për këngët e tija aq të bukura, sidomos ajo për “Strugën time” siç e quan ai me shumë mall e dashuri.

“Rrok Stari Strugan”, Haxhi Dauti, si më pëlqen mua t’a tharës atë, me notat e muzikës dhe këngës së tij për këtë qytet magjik, sikur e ka himnizuar Strugën , duke i dhënë këtij qyteti historik dhe piktoresk më shumë dashuri – muzikalitet dhe ngjyra të bukura Strugës.

Haxhiu është njëri prej aty qindra struganëve të suksesshëm – që i njofim ne në SHBA, për veprimtarin e tyre për çështjen kombëtare.

Mbasi, Struganët në SHBA, janë komuniteti shqiptar më aktivi dhe i pa kursyer çdo herë për çështjen kombëtare.

Struganët kanë qenë gjithmonë të dalluar në SHBA për kontributin e tyre historik, sidomos atë çfarë kanë bërë ata kur flasim për çështjen e Kosovës, luftën e UÇK-ës, ku ka pasur edhe nga ata që kanë luftuar, dhe në luftën në Maqedoni, dhe sa e sa veprimtari të tjera, ku janë shquar nëpër demostratat në Nju Jork e Uashington, por dhe ndihmat e mëdha të struganëve.

Rajoni i Strugës perfshin një sipërfaqe prej 50703 ha. Në këtë sipërfaqe janë të vendosur 50 fshatra dhe qyteti i Strugës, ku sipas regjistrimit të fundit të popullsisë(2013) jetojnë 63367 banorë. Në bregun e Liqenit të Ohrit janë ngritur fshatrat Radozhdë dhe Kalishtë . Në cepin perëndimor të fushës së Strugës ngjitur me masivin malor ndodhen fshatrat Ladorishtë , Shum , Zagraçan , Belicë e Poshtme , Veleshtë , Oktis , Vevçan , Podgorc dhe Llabunishtë .

Në masivin malor të Jabllanicës shtrihen fshatrat Mali Vllaj , Frëngovë , Vishnja dhe Belica e Sipërme .

Rajonit të Strugës i përkasin edhe fshatrat Jabllanicë , Borovec, Piskupshtin , Lukovë , Bezevë, Nerezi, Lakajce, Modriç dhe Drenok . Në malësi shtrihen fshatrat Prisovjan , Zbazhdë , Rzhan dhe Llokov si dhe dy fshatrat Burinec dhe Sellce .

Në pjesën jugore të masivit të malit Karaorman shtrihen fshatrat Misllodezhdë , Bërçeve , Tashmurunisht , Toskë dhe Poum , ndërsa pak më poshtë tyre fshatrat Dobovjan , Tatesh i poshtem dhe Tateshi i sipërm , Koroshishtë dhe Dollogozhdë . Ndërsa nga ana tjetër për rreth rrugës për në Dibër shtrihet fshati Glloboçicë .

Në thellësi të fushës së Strugës ndërkaq , ndeshen fshatrat Vranishtë , Moroishtë , Mislleshovë , Drasllajcë , Llozhan , Novo Sellë , Bixhovë dhe Livadhi .

Frëngova fshati parë sapo kalon pikën kufitare të Qafë Thanës

Sapo kalon pikën kufitare të del përpara rrëzë një mali Frëngova e cila gjendet në pjesën jugperëndimore të Strugës. Territori i këtij vendbanimi ngrihet deri në malin Jabllanicë në kufi me Shqipërinë.

Fshati është kodrinor, me një lartësi mbidetare prej 810 metra. Fshati ka shkollë fillore, një xhami, disa punëtori të vogla dhe shitore. Nga qyteti i Strugës është larg 6 kilometra.

Territori është pyjor me pak fushë bujqësore, për këtë arsye një pjesë e banorëve të këtij lokaliteti merren me pylltari, bujqësi dhe blegtori, një pjesë e banorëve punojnë në punë të ndryshme në qytetin e Strugës.

Nuk është i vogël numri i banorëve që punojnë dhe jetojnë përkohësisht jasht vendit nga ky fshatë, të cilët kan bërë emër në këto anë dhe në emigrm (kurbetë) janë histori suksesi me shpjegon një fshatarë i kësaj ane, ulur në një lokal të bukur rrëzë kodrës .

Ladorishta: Bazilika Ilire, Masakra e Ladorishtit dhe Beteja e Petrinjës

Ladorishti, është një ndër fshatrat më të mëdhenj të rajonit të Strugës me rreth 700 shtëpi dhe rreth 4000 banorë. Në fshat është e organizuar jeta kulturore dhe sportive nëpërmjet aktiviteteve te klubit futbollistik “Flamurtari” dhe SHKA “Valët e Liqenit” të cilët janë përfaqësuar nëpër shumë festivale si brenda vendit ashtu edhe jashtë duke u nderuar me shumë çmime dhe lëvdata.

Ladorishtin gjatë kësaj vizite do t’a quaja “Zvicrën” shqiptare,një fshatë ky me shtëpitë -vila, që të mahënitin me bukurinë dhe stilin e tyre alpinë, shtëpitë e stilit zvicerane,ndërtuar me djersën e gurbetqarve ladorishtas në Zvicër

Ladorishti, është një vendbanim i vjetër, dhe këtë e dëshmon Bazilika, ka qënë një popull trim, trimëri të cilën e dëshmon me pjesëmarrjen e banorëve në disa lufta, ka qenë gjithmonë mikpritës dhe mbajtës i fjalës, ka ngritur flamurin atëherë, kur ka qenë i kërcënuar, dhe ka hapur shkolla atëherë kur ka qenë e ndaluar, e sot Ladorishti është krenar për të gjitha këto.

Në qendër të fshatit ngrihet lavdishëm një monument i madh që kujton 71 vjetorin nga masakra e forcave nazifashiste mbi fshatin Ladorisht, ku u vranë thuhet më shumë se 84 fshatarë të pafajshëm, u plagosën qindra të tjerë dhe u dogj e u shkumua i tërë fshati… Ishte kjo hera e tretë e djegies së fshatit, pas forcave bullgare dhe forcave serbe gjate luftërave ballkanike… Herën e katërt thonë ladorishtarët e provoi Gligorovi me 1992, por nuk ia doli mban ë, të nënshtrojë dhe të gjunjëzojë këtë fshat i cili historiksht është i dalluar për trimëri, patriotizëm, mençuri dhe pena të forta kombëtare.

Në periudhën komuniste janë bërë disa hulumtime në Bazilikë nga disa arkeolog të ndryshëm. Nga ajo periudhë e deri tash studiues të ndryshëm dhe Albanolog të njohur kanë theksuar për vjetërsinë, dhe vlerat që ka Bazilika, qe daton nga shekulli IV-VI e.s. Albanologu kroat, Aleksandër Stipçeviq i cili ka deklaruar se ka prejardhje ilire, gjithashtu para ca kohësh ka bërë një vizitë në Bazilikën e Ladorishtit, në librin e tij “ Ilirët: historia, jeta, kultura- simbolet e kultit” i botuar në vitin 1990, në hartën e vendbanimeve më të rëndësime arkeologjike nga periudha parahistorike, bën pjese edhe Ladorishti.

Nga ana tjetër e Dibrës së Madhe vjen Veleshta, është fshat në Komunën e Strugës.