Trump njoftoi se ka nënshkruar projektligjin i cili dënon shkeljet e drejtave të njeriut të Kinës kundër pakicës muslimane në rajonin autonom ujgur Xinjiang dhe i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj disa zyrtarëve kinezë
Washington
Presidenti amerikan, Donlad Trump, miratoi projektligjin i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve kinezë për shkak të politikave shtypëse kundër turqve ujgurë në rajonin autonom ujgur Xinjiang, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një deklarate me shkrim, Trump njoftoi se ka nënshkruar projektligjin i cili dënon shkeljet e drejtave të njeriut të Kinës kundër pakicës muslimane në rajonin autonom ujgur Xinjiang dhe i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj disa zyrtarëve kinezë.
Pasi u miratua në Senat më 15 maj dhe me 27 maj në Dhomën e Përfaqësuesve, projektligji iu paraqit presidentit Trump për nënshkrim.
Në projektligj, i bëhet thirrje qeverisë së presidentit Donald Trump që të zbatojë sanksione ndaj disa zyrtarëve kinezë që janë përgjegjës për presionin dhe dhunën ndaj turqve ujgurë dhe pakicave të tjera muslimane. Në mesin e sanksione në fjalë përfshihen edhe ngrirja e pasurive të zyrtarëve kinezë në SHBA dhe vendosjen e ndalesës së vizës për këto zyrtarë.
Gjithashtu në projektligj kërkohet që Departamenti Amerikan i Shtetit të përgatisë një raport lidhur shkeljet e të drejtave të njeriut në rajon.