FLAMA
Nga Xhemi HAJREDINI
Nga flama e flamosur, qëndrojmë në shtëpi të lavosur, sorollatemi vërdallë e meditojmë, një libër a poezi të shestojmë.
Herë përballemi me tundimet, pastaj humbemi nga mendimet, vështirë mësohemi me regjimin e ri, me shpresë se do të takohemi përsëri.
Ka filluar zemërimi, s’ka më durim, nga mikrobi i mallkuar, do të ketë shërim, për të qenë të lidhur, s’kemi lindur, lojë e pakuptimtë, jemi të bindur.
Këta të plotfuqishmit a kanë zemër, bota po i thërret të gjithë me emër, toka po ua kthen me inat, ajo u gjallërua, lulet kanë çelur, ajri tërësisht u pastrua.
Një rend i ri, një jetë e re me dashuri, njerëz me ëndrra të reja, plot dhembshuri, mendimet janë kthjelluar, si ajri në qiell, toka mëmë u zgjua, jeta jonë me diell.
© Strugë, 18 prill 2020