134 raste të reja, 34 të shëruar dhe tetë pacientë të vdekur me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në vendi tonë janë bërë 1173 testime, ndërsa janë regjistruar 134 raste me koronavirus. Në bazë të qyteteve rastet janë regjistruar në: Shkup-97, Kumanovë-5, Prilep-1, Tetovë-11, Strugë-3, Veles-1, Manastir-1, Kavadar-1, Krushevë-2, Vallandovë-1, Kratovë-1 Kërcovë-2, Resnjë-7, Negotinë-1.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 34 pacientë, ndërsa tetë pacientë e kanë humbur jetën.