Kryetari i LSDM’së, Zoran Zaev sapo konfirmoi se kanë lëshuar pe dhe kanë pranuar propozimin e Mickoskit për zgjedhje në mes të korrikut.
“Pranojmë me përgjegjësi që zgjedhjet të mbahen më 15 Korrik. Kjo të jetë data e vetme dhe e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve. Deshën në mes të korrikut, ja le të urdhërojnë”, tha mes tjerash Zaev, përcjell in7.
Zaev konfirmoi se e ka kontaktuar edhe liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoskin me të cilin janë marre vesh që 15 korriku të jetë dita e zgjedhjeve./in7.tv/