Teqja Hasan Baba e cile gjendet në Strugë është themeluar në shekulli e 18 dhe I takon tarikatit Halveti. Themelues i këtij tarikati është Omer el-Halvetiu(v.750-1349) Dega më e perhapur e këtij tarikati është “hajatijje”e themeluar nga Pir Mehmet Hajatiu(v.1180/1767)I cili shpërngulet nga Horosani në Serez dhe prej aty në Ohër, ku vendoset aty dhe themelon dergjahun e vet.(teqen e vet) Vlen të përmendet se kjo teqe I takon degës Hajatijje të tarikatit Halveti.Ndërkaq themelues i kësaj teqe-je është Hasan Baba nga fisi Celebi .Familja e tij shpërngulet nga Konja në Elbasan(mbas disa të dhënave në Mat)e më pas vjen në Strugë the vendoset aty. Hilafetin e mer nga dhëndri I Pir Mehmet Hajatiut Shejh Osman Efendiu(v.1770),në këtë mënyrë e cel Teqen në Strugë e cila prej atë ditë e deri më sot punon pa ndërprerje. Pas Hasan Babës për shejh në këtë teqe zgjidhet I biri I tij Shejh Kadri Efendiu.Pas Kadri Efendiu për shejh zgjidhen djemt e tij Shejh Arif Efendiu dhe Shejh Rifat Efendiu, pas këtyre në post ulet Shejh Mustafa Efendiu, e më von zgjidhet Shejh Kemal Efendiu, dhe sot në kët post Shejh është biri I Kemal Efendiut Shejh Arifi. Pasi që u fitua hilafeti,filloi ndërtimi i objektit të teqes për të cilin si materjale ndërtimi u perdoren plitat(për muret) dhe gjeramidet(për cati).Restavrimi i fundit është bërë në vitin 1996,në një mënyrë që është adaptuar arqitektura e vjetër në atë bashkëkohore dhe është ruajtur ambienti i vjetër autentik. Ndërtime i minares në këtë teqe është bërë në vitin (1926)h.1343.Themelet e kësaj teqe-je përfshijnë një sipërfaqe prej 250m2 dhe përbëhet nga 4 pjesë: misafir haneja,hajati,semahane-ja dhe kahveoxhaku,dhe dy pjesë janë të fituara nga restavrimi I fundit:nënkulmi dhe podrumi.(vlen të ceket se nënkulmi dhe podrumi nuk bëjnë pjesë në përbërjen bazë të teqeve por u fituan nga restavrimi i fundit vetëm që Xhumasë,Teravisë dhe Bajramit).-Misafirhane-ja.-Përdoret për pritjen dhe vendoset e misafirëve(25m2)-Kahveoxhaku-Në këtë pjesë gjendet oxhaku dhe aty pregatitet kafe për të pranishmit andaj dhe emërohet me këtë emër.(60m2)-Hajati-Pjesa e cila e zëvendëson kahveoxhakun gjatë muajve veror.(38m2)-Semahane-ja.-Vendi i cili shfrytëzohet për faljen e namazit dhe zhvillimin e dhikrit.Në këtë vend haste në:Mihrab,Kursi dhe Hutbe(9 shkallë).Tavani është i formuar në formë Kubbe ku janë të dukshme 8 kënde. PRINCIPET(USULLI ERKANI)në teqe:formimit e deri më sot regullisht falen 5 kohë namaze duke i’a bashkangjitur edhe namazet sunnet apo nafile dhe atë:namazi i tehexhxhudit,ishrakut, evvabin dhe tespih namazi.Deri para 100viteve namazi i bajramit dhe i xhumasë nuk janë falur pasiqë nuk ka patur “Berat”(leje apostafatë për këto namaze),mirëpo pas marjes së beratit edhe këto namaze zhvillohen në këtë teqe. Para namazit të sabahut,pas namazit të
Xhumasë dhe teravisë,të pranishmeve iu shërbehet kafe dhe llokum e në të njëjtën kohë
Interpretohen ilahi apo zhvillohet debat reth temave të përgjithshme(në kahveoxhak).
Si që përmendëm edhe më lart dhikret zhvillohen në pjesën e semahanes, domethënë mbas c’do namazi bëhet dhikri normal prej 12 La ilahe il-lall-llah dhe 24 Hu,dhikri më i gjatë bëhet pas namazeve të sabahut(250 La ilahe il-lall-llah dhe 500 Hu) dhe mbas namazeve të teravisë (netëve të enjte)gjatë muait Ramazan,ndërsa dhikri javor është mbas namazit të Xhumasë. Natën e Kadrit gjatë muait Ramazan, mbas namazit të iqëndisë bëhet vizita e “SAKALLI SHERIFIT”e përcjellur me salavat. Ditën e 10 të muait Muharrem në teqe shërbehet “ashurë”.Në muain Rebiul-evvel lexohet mevludi sheriff në nder të Muhammed Mustafas-e Gjestet educative si dhe dhikri në këtë teqe udhëhiqen dhe përcillen nga Shejhu I teqes. Vlerësimet lidhur me personat që shprehin dëshirë të jenë anëtar(murid)në këtë Teqe vijnë nga ai poashtu,edhe vendosja për personat që duan të bëhen Dervishë(ndër të tjera nga ana e jashtme dallohen me veshjen e xhubbit dhe qylasë)vjen nga ai.Zëvendësi i tij është “kahvexhidede-ja”.Dervishët i kryejnë normativat e caktuara në usulli erkanin e kësaj teqe-je,gjithjë nën konsulltim dhe mbikqyrje të Shejhut. Teqe-ja në qytetin e Strugës ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm jo vetëm Fetar por edhe rol të rëndësishëm shoqëror si në aspektin kulturor me organizime të manifestimeve të ndryshme po ashtu edukativo-arsimor, humanitar etj. Vlen të theksohet se Teqe-ja është si një kulm e cila i mbulon të gjitha komunitet të qytetit të Strugës qofshin Shqiptar, Turq, Maqedonas, Rom, Egjyptian me një harmoni të paparë dhe e gjithë kjo falë frymës së parimeve Islame trashëguara që nga koha Otomane, të cilat akoma dhe sot zbatohen.