Europa është duke marrë një hap të madh drejt normalitetit, teksa shumë shtete po hapin kufijtë tre muaj pas izolimit si pasojë e koronavirusit.
Por, turistët nga Shtetet e Bashkuara, Azia, Amerika Latine duhet të presin ende. pasi shtetet të cilat mund të udhëtojnë nga BE-ja dhe nëpër bllok janë ato të zonës së Shengenit.
Por, shtetet e mesdheut si Greqia, e cila pret një numër të madh turistësh cdo vit, janë të shqetësuara nëse mund të shpallen si destinacione të sigurta, për shkak të rasteve aktive.
Greqia deri më tani ka pasur 183 viktima nga koronavirusi, ndërkaq Evropa ka shënuar 182,000 viktima si pasojë e pandemisë.
Spanja, që pritet të rinisë turizmin nga 1 korriku, ka lejuar mijëra gjermanë që të vizitojnë ishujt Balearik, si provë dyjavore duke filluar nga e hëna.
Disa shtete kanë hapur edhe kufijtë tokësor. Italia ka filluar këtë provë më 3 qershor ndërsa Polonia ka hapur kufirin të shtunën. Ndërsa, Austria do të rihapë kufijtë të martën përvecse ato me Spanjën, Portugalinë dhe Britaninë.