Analisti amerikan dhe ish-oficeri i inteligjencës, Jack Posobiec, njihet si një nga personat e parë që kanë nxjerrë në debat çështjen e marrëdhënieve të Antifa-s me YPG/PKK-në
Washington
Analisti amerikan dhe ish-oficeri i inteligjencës, Jack Posobiec, duke theksuar se organizata radikale e majtë, Lëvizja Antifa, po përpiqet të krijojë me organizatën terroriste YPG/PKK sistemin e saj anarko-komunist në veri të Sirisë, i bëri thirrje Turqisë dhe SHBA-së që të bashkëpunojnë në këtë çështje.
Organizata radikale e majtë Antifa tërhoqi vëmendje me aplikimin e dhunës gjatë prostestave që u përhapën në mbarë vendin pas vdekjes nga dhuna policore e afro-amerikanit George Floyd. Kjo lëvizje vazhdon të diskutohet edhe në SHBA, edhe në Turqi.
Posobiec, një aktivist i krahut të djathtë dhe mbështetës i fortë i presidentit Donald Trump, i cili ka shërbyer më parë si oficer i Inteligjencës Detare në Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake, në median amerikane njihet si një nga personat e parë që kanë nxjerrë në debat çështjen e marrëdhënieve të Antifa-s me YPG/PKK-në.
Për Anadolu Agency (AA), Posobiec ka shpjeguar se si ka lindur Antifa dhe marrëdhënien e saj me YPG/PKK-në.
“Antifa abuzoi me protestat paqësore”
Në vlerësimin e tij lidhur me ngjarjet e dhunshme në SHBA, Posobiec tha se grupe të tilla si Antifa përfshihen dhe abuzojnë për qëllimet e tyre në këto prostesta paqësore.
Analisti vuri në dukje se Antifa u themelua nga Bashkimi Sovjetik dhe fillimisht u eksportua në Evropë dhe më pas në SHBA.
“Vetë-rinovimi i Antifa-s bazohet nga vitet 1990, deri në 1999 në procesin që njihen si Beteja në Seattle. Në atë kohë, në Seatle Organizata Botërore e Tregëtisë kishte një aktivitet. Ishin mbledhur për të përfshirë Kinën në organizatë. Për herë të parë atëherë shikuam ngjarjet e dhunshme të organizuara të Antifa-s. Ndërkaq, më pas, dhunën ku kjo organizatë ishte e përfshirë, e dëshmuam në lëvizjet ‘Occupy Wall Street'”, u shpreh Posobiec.
“Përfituan nga mundësia e luftës në Siri”
Posobiec shpjegoi se në mesin e vitit 2010, duke përfituar nga lufta civile në Siri, organizata hyri në këtë vend dhe pas trajnimit nga organizatat terrorite atje, ajo luftoi në radhët e këtyre organizatave. Anëtarët e organizatës qëndruan për një kohë në Siri dhe më pas u rikthyen në shumë vende si në Gjermani, Greqi, Australi dhe Amerikë.
“Gjëja që mësova lidhur me luftën kundër terrorizmit kur isha me detyrë në ushtrinë amerikane ishte rreziku lidhur me këto persona, trajnimi që këto kishin marrë në fushën e luftës dhe transmetimi i përvojës së tyre luftarake tek anëtarët e tjerë të organizatës nëpër vendet ku ndodheshin” njoftoi Posobiec.
Antifa nuk përkon me asnjë palë në spektrin politik në SHBA, tha Posobiec, duke shtuar se “Qëllimi i organizatës është të rrënojë qeverinë dhe sistemin amerikan dhe të themelonte sistemet e tyre anarko-komuniste”.
Antifa më parë ka qenë e kufizuar me kampuset universitare në SHBA, deklaroi Posobiec, duke mbrojtur idenë e tij se organizata tashmë është forcuar duke rekrutuar militantë në shumë sfera, nga ajo e medias sociale e deri te ngjarjet shoqërore, dhe për këtë arsye ajo është bërë një kërcënim më i madh për SHBA-në.
“Në Siri duan të krijojnë sistemin e tyre të komunave anarko-komuniste”
Në pyetjen se si ushtria amerikane ka anashkaluar bashkëpunimin e Antifa-s me organizatën terrosite YPG/PKK, analisti Posobiec pohoi se SHBA nuk e parashikonte se në të vërtetë do të trajnonte këtë grup që është kërcënim edhe për SHBA-në teksa kryente bashkëpunim fillimisht me opozitarët dhe më pas me YPG/PKK-në.
Shumë persona, përfshirë anëtarë të Antifa-s e deri tek ish-ushtarakë, kanë udhëtuar në Siri me lejen e dhënë nga ushtria e SHBA-së, shpjegoi Posobiec, i cili duke vlerësuar marrëdhëniet e Antifa-s me të ashtëquajturat rajone autonome që YPG/PKK-ja u përpoq t’i formonte në veri të Sirisë shprehet:
“Atje i thonë Revulucioni Rojava. Madje në literaturën e Antifa-s kësaj i thonë ‘Revulucioni Rojava i Antifa-s’. Këtë këtu e përngjasojnë me luftën civile të Spanjës. Edhe atje kishte një motiv të tillë si lufta anti-fashiste komuniste kundër fashistëve dhe këtu (në verilindje të Sirisë) ajo që po përpiqen të bëjnë është të krijojnë sistemet e tyre të komunave anarko-komuniste. Perëndimorët që vdesin në atë rajon në kufi me Irakun cilësohen dëshmorë jo vetëm nga grupet në rajon, por edhe nga organizatat e Antifa-s në Perëndim. I bekojnë ata, i respektojnë. Ata i vërejnë si persona që kanë dhënë jetën për qëllimet dhe gjërat që duan të ndërtojnë atje”.
Antifa, anëtarët e saj që vdesin në Siri dhe territoret që kontrollon në bashkëpunim me YPG/PKK-në në Siri i përdor si një mjet për punësim, nënvizoi Posobiec, duke bërë të ditur se forcat amerikane të rendit dhe ato të luftës kundër terrorizmit duhet të ndjekin mirë anëtarët e organizatës.
“Turqia duhet të bashkëpunojë me SHBA-në”
Ndaj pyetjes se “A nuk është ironike që bashkëpunimi i antifa me YPG/PKK-në është sikur në një mënyrë është bërë me dorën e SHBA-së?” analisti Posobiec u përgjigj: “Mendoj se është shumë ironike. Ashtu siç e kam theksuar, kjo është çështje e pasojave të paqëllimshme për SHBA-në. Jam i sigurt që ushtria e SHBA-së nuk ka pasur për qëllim të trajnojë komunistët amerikanë”.
Ndër të tjera, Posobiec ka vlerësuar se anëtarët e Antifa të trajnuar nga ushtria amerikane që janë kthyer në SHBA nuk janë ndjekur dhe se këto elemente në fund të fundit mund të përdorin edhe kundër shtetit të SHBA-së taktikat që kanë mësuar në Siri nga YPG/PKK-ja ose nga ushtria e SHBA-së.
“(Antifa) Është një kërcënim goxha i rëndësishëm që duhet të bërë kujdes për SHBA-në. Unë bëj thirrje për këtë çështje. Kjo është një çështje ku qeveria turke dhe amerikane mund të bëjnë bashkëpunim në ndarjen e inteligjencës. Turqia aktualsiht është një vend i NATO-s dhe do të jetë në interesin e të dy vendeve që ato të interesohen për këtë çështje pavarsisht disa problemeve komplekse mes tyre”, tha Posobiec.
Gjithashtu, Posobiec tha se nuk është i sigurt nëse shërbimet inteligjente amerikane kanë informuar mjaftueshëm presidentin amerikan Donald Trump lidhur me aktivitetet e Antifa-s në atë rajon.
Çfarë është Antifa?
Lëvizja Antifa është trajta e shkurtuar e shprehjes “anti fashiste”. Ajo fillimisht u shfaq në Gjermaninë naziste në vitet 1930.
Lëvizja bazohet në idenë se “Adolf Hitler dhe nazistët nuk mund të vinin kurrë në krye të Gjermanisë nëse do të ishte treguar reagim mjaftueshëm”. Për grupin përdoren atribute të tilla si “me trend të majtë”, “anti-fashiste” dhe “aktivistë militantë politikë”.
Në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980, lëvizja filloi të organizohet kundër neo-nazistëve në SHBA, kryesisht në rajonin Qendror Perëndimor. Me strukturën fleksibël, ajo u përpoq të rritet në disa rajone.
Lëvizja shfaqet kundër neo-nazistëve, neo-fashistëve, racistëve të bardhë dhe lëvizjeve raciste, ndërsa në vitet e fundit lidhur me konjekturat në botë ajo ka dalë në pah edhe si një rezistencë kundër “të djathtës alternative”.
Në fillim të viteve 2000, lëvizja u tkurr në vetveten e saj dhe ajo doli sërish nëpër rrugë pas zgjedhjes president të Trump-it.
Antifa zhvilloi protesta në shumë rajone në periudhën e betimit “për detyrën presidenciale” të Trump-it në janar 2017 dhe zbriti edhe njëherë në terren gjatë ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në protestat për mbrojtjen e dominimit të të bardhëve në qytetin Charlottesville në Virginia në vitin 2017.
Trump për ngjarjet e plaçkitjeve dhe të dhunës gjatë protestave të zhvilluara në shumë qytete pas vrasjes së George Floyd e ka akuzuar Antifa-n dhe theksoi se do ta shpallë “organizatë terroriste” këtë lëvizje.