Nënës së Madhe të Lladrovcajve!
Kur ik një Nënë
Ik një copë qiell
Që as nën zjarret e perëndive
Nuk e humbet kaltërsinë…
Kur ik një Nënë
Lind një poemë
Që edhe vargjeve më të trishtë
Një copëz vend u gjen’ në zemër…
Kur ik një Nënë
Misteri mbetet
Që as kur i jep të bijt Atdheut
Nuk i humbet buzëqeshjet…