Ti u rrite mikja ime…
(Poeteshës strugane B.B.)
Më kujtohet kur më ndiqje
Rrugë më rrugë si kotele
Pas debateve të nxehtë
Kur më falje një buzëqeshje…
Si Flamur gjithnjë e para
Si Shqiponj’ me dy-palë kreshta
Ti u rrite mikja ime
N’demonstrata e protesta…
I dhe jetë për së dyti
Gjenerales së Bistricës
Me nagant kur ngjite skenës
N’ Mitrovicën e Xha Isës!..