Gjithsej 291 besimtarë myslimanë nga rajoni i Tetovës janë nisur për në Arabinë Saudite. Më i riu është një fëmijë 5 vjeçar nga Treboshi, që shkon në Haxh me dy prindërit e tij, ndërsa më i moshuari është një plak 74 vjeçar.
Haxhi drejt qytetit të Mekës është një ndër pesë shtyllat e islamit. Në besimin islam konsiderohet se çdo besimtar, i cili ka mundësi, duhet ta kryejë ritualin pesëditor së paku një herë në jetë.