JEPI DUM N’DAÇ…

Ilir SECI

Nuk me habit shumë kjo ideja “gjeniale” e artikulueme në protestat e ketyne diteve : – “Mos u jepni fonde policise”, (Defund the police)…Nuk me habisin ma thaniet absurde të truhekurosunve teksa këlthasin në protesta sepse hekurosja e trunit ka kohë qe ka mberri kulmin…Nuk asht ma Shplamje e Trunit si kena thanë per dekada, tashma asht Hekurosje e Rrudhave te Trunit. Natyrish mbas Lamjes vjen Hekurosja… Faza e Hekurosjes pat fillue me “Ngrohjen Globale” kur media ua fshiu njerezve rrudhat e trunit me hekurin e valë te propagandes… Mbas fazes se “Ngrohjes Globale” qe u sublimue ne “Ndryshime Klimaterike”, pasoi dora e dyte e Hekurosjes se Trunit – kur propagandës iu shtue temperatura me idenë “Reduktimi i Popullsise se Planetit nga frika e Emetimit te Karbonit ne Ajër”, (Carbon Footprint)…Kur Perendimoret nisen me perqafue idenë se nuk duhet me ba ma fmije sepse shtohet emetimi i karbonit ne atmosfere, aty u pa se Tru-Hekurosja ishte krye perfundimisht… Sepse vetem nji tru pa asnji rrudhe mundet me pranue idene që mos me ba ma femije ne Perendim ne nji kohe që Kina dhe India perbajne 34% te popullsise se botës!? Shkurt e shqip i bie qe Perendimi me pranue vullnetarisht me u tredhë për veti që me u dhane mundesi oksigjeni te bollshëm fmijeve të Indisë dhe Kines!? Absurditet i papamë…bash ata kryeparët që perqafuen idene e reduktimit te popullsise, VIP, (aktore, kangtare, princa e mbretnore, politikane e aktiviste), bash ata vetë janë paradokse vetelëvizëse…Po e ilustrojmë me nji shembull, princi i Anglise qe u martue me nji aktore te Hollywood-it pat dalë e thane se “Si çift nuk do bajme ma shume se 2 fmije sepse duem me reduktue karbonin,(carbon footprint), ne planet.”… Ky princ ne kohen kur e bani ate deklarim, nga ana tjeter vetem qen gjahu kishte mbi 30, vetem qen gjuetie. Ato i kane mbajte me shekuj e vazhdojne dhe i mbajne prape. Qente e gjuetise jane gjallesa dhe si te tilla emetojne edhe ata karbon,(carbon footprint), ne atmosfere…apo jo!? Kur dalim ketu, kemi dale në nji rrafsh tjetër ku truhekurosja shfaqet krejtiskreti me te tanë paradoksalitetin e vet…. Reduktimi i popullsise ne Perendim nga njana ane dhe shtimi i kafsheve shtepiake nga ana tjeter…Ku mbeti emetimi i karbonit, “carbon footprint” i famshem!? Paradoksi nuk asht vetem te Karboni, paradoksi thellohet ma shume në aspektin financiar…thellohet te Perendimi qe ankohet per krizen ekonomike… qe pse : …Kohët e fundit kam lexue nji artikull interesant lidhun me kafshët shtëpiake, (pets), në Amerikën e Veriut … Ne nji artikull te Shoqatës Amerikane të Produkteve të Kafsheve Shtepiake, (American Pet Products Association), shkruhej se në Ameriken e Veriut shpenzimet për kafshë shtëpiake ne SHBA janë 75,38 miliardë dollarë në vit … ndërsa Kanadezët shpenzojnë 6.6 miliardë dollarë në vit për kafshët e tyne shtëpiake, (vetëm qen SHBA kanë rreth 89.7 milionë, kurse Kanadaj ka rreth 5.9 milionë)… Dhe gjithnji e ma shumë çifte urbane po zgjedhin me u ba pronarë të kafshëve shtëpiake në vend qe me ba fmijë. Ketu po bajme pak matematikë, pak mbledhje… 75,38 miliarde $ + 6,6 miliarde $ = 81,98 miliarde dollarë dhe kjo shumë totale asht sa 16 herë,(16 fish), buxheti vjetor i Republikës Demokratike të Kongos, vendi ma i vorfën në botë…e thanun ndryshe shuma 81.98 miliardë dollare qe harxhohet çdo vit ne Ameriken e Veriut per kafshe shtepiake, asht ma e madhe se buxheti vjetor i rreth 50 shteteve te botes… Këtu nuk due që të më keqkuptoni, nuk kam asgja kundër kafshëve… i due kafshët, por i dua në habitatin e tyre natyror, jo në robëri… …Nga Amerika e Veriut kalojme te Mbretnia e Bashkueme,(United Kingdom), e princit të “reduktimit te karbonit” : -Nji raport i ri nga “MORE THAN” bazue në nji anketim të mbi 10 mijë pronarëve të maceve dhe qenve, zbulon se sa shpenzojnë pronarët britanikë të kafshëve shtëpiake, që asht nji shumë prej 24.5 miliardësh… Asht e njajta Mbretni e Bashkueme qe sot gjindet ne krizë financiare sa i takon sherbimit shendetesor sepse NHS,(Shërbimi Shendetesor Kombetar), nuk ka fonde…Sa asht shuma që nevojitet për NHS?! Nga Britania iu futa kerkimit ne Europen Perendimore dhe sipas statistikave vendet e Europes po ashtu harxhojne miliarda per kafshet shtepiake.. Mbas Britanise vjen Gjermania që shpenzon nji parajsë prej 9 miliardë eurosh në vit për kafshët shtëpiake. Ushqime organike, veshje te dimnit per kafshet si dhe sallonet e bukurisë. Kafshët shtëpiake gjermane jetojnë jetën e artë. Për kujdestaret e kafsheve, per shitësit me shumice dhe pakicë, veterinerët dhe kompanitë farmaceutike, dashnia e gjermanëve për miqtë e tyne me katër këmbë asht një biznes shumë fitimprurës dhe gjithnji në rritje… Franca nga ana e vet harxhon mbi 4 miliardë euro per kafshet shtepiake…sipas nji studimi te vitit 2017… Italia nuk mbetet mbrapa me keto shpenzime, tregu italian për ushqimin e maceve dhe qenve u rrit edhe ma shume në vitin 2018 me një qarkullim të kombinuem prej 2.5 miliardë euro dhe një vëllim të përgjithshëm prej 565.136 tonë ushqime të shituna… Mbas tyne vijne vendet nordike si Suedia apo Norvegjia…Sipas nji studimi suedezet për vitin 2015 kane harxhue 16 miliardë krona suedeze,(SEK), qe jane 1.73 miliarde dollarë…Kurse Norvegjezet kishin harxhue 1.1 miliardë dollarë në te njajtin vit… Vetem nga keto shifra del shuma 120.71 miliarde dollare ne vit…per kafshe shtepiake.