Pse është e ndaluar mbytja e bretkosave?

Pyetja?
A është haram mbytja e bretkosave?


Përgjigjia:
Po, është e vërtetë se muslimani e ka të ndaluar mbytjen e bretkosave dhe kjo ndalesë është bërë nga Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), gjithashtu, ai sqaron edhe urtësinë e kësaj ndalese, duke thënë: “Mos i mbytni bretkosat për shkak se kuakja e tyre është madhërim i Allahut.” Shënon Bejhakiu.

Gjithashtu, është e ndaluar edhe të ushqehemi me të, pra nuk lejohet t’i hamë. Allahu e di më së miri. Alaudin Abazi-/Mesazhi/