Shpëtues indonezian arritën të tërheqnin një britanik 29-vjeçar nga një pus në një vend të largët në Bali, katër metra të thellë, i cili u bllokua në të për gjashtë ditë të plota.
Jakob Roberts ra në pus ndërsa ikte nga një qen, i cili e ndoqi nëpër fshat.
Thirrjet e tij të dëshpëruara për ndihmë u dëgjuan nga një banor i fshatit Pecatua i cili u gjend aty afër sepse po kulloste me lopë, i tha AFP-së kreu i ekipit të shpëtimit, Gede Darmada.
Kur ai ra, Roberts theu këmbën, por ai ishte me fat që pusi ishte mbushur me një sasi të vogël uji, të ciline dhe mund ta pinte.
Tre shpëtimtarë morën pjesë në operacionin e nxjerrjes nga pusi, duke thënë se Roberts dukej i vuajtur dhe i dobësuar. Ai menjëherë u transportua në spitalin më të afërt.
Nuk dihet nëse britaniku jeton në Bali apo ka qëndruar atje si një turist.
Bali ka dy muaj në karantinë për shkak të epidemisë së koronavirusit.