Sot 87 raste të reja me koronavirus nga 987 testime, një i vdekur

Numër më relaksues i të infektuarve me Covid 19, për 24 orët e fundit. Pas një jave, ku shifrat kalonin numrin 100 të infektuar për ditë, sot nga 987 testimet e realizuara, me koronavirus janë konfirmuar 87 persona. Pothuajse gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Shkup, por Tetova, Kumanova dhe Shtipi po ashtu mbajnë shifra të mëdha të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë

“Janë regjistruar 87 raste të reja me Covid-19 edhe atë: 41 në Shkup, 16 në Shtip, 12 në Kumanovë, 10 në Tetovë, 4 në Probishtip, 2 në Ohër, 1 në Strugë, 1 në Gosivar”.

Është shënuar edhe një viktimë, në Klinikën për kardiologji.

Ministria e Shëndetësisë

“Në Klinikën për kardiologji ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova, i moshës 74 vjeçare, i hospitalizuar para dy ditësh dhe është konfirmuar me koronavirus në këtë klinikë”.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 5 pacientë të shëruar. Prej tyre 1 është nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe 2 Tetova.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarëve me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 3239, numri i personave të shëruar në 1658, i të vdekurve në 157, kurse për momentin numri i rasteve aktive është 1424.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra në 24 orët e fundit, 80 prej tyre janë bërë në kuadër të skriningut nëpër kopshte dhe nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv.

Numri total i testimeve të bëra deri tani është 38 014.

Emine Ismaili /SHENJA/