Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, kumtoi se gjatë fundjavës së vazhduar do të ketë valë të të ngrohtit me temperatura shumë të larta. Mot të ngrohtë do të ketë nesër dhe pasnesër (2 dhe 3 gusht) me temperatura deri në 41 gradë.
Nga Drejtoria theksojnë se krahas rekomandimeve bazike për sjelljen në kushte të tilla, sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, ndërmarrin masa dhe aktivitete për veprime parandaluese për mbrojtje nga zjarre të mundshme pyjore dhe zjarre të tjera në hapësira të hapura. Duke pasur parasysh fundjavën e vazhduar dhe vizitueshmërinë e madhe në pyjet dhe vendet për rekreacion, DMSH apelon deri te vetëqeverisja lokale, qytetarët dhe vizitorët të kenë kujdes kur janë në hapësirë të hapur.
Ata nuk duhet të gjuajnë cigare, mbeturina nga qelqi dhe shishe nga qelqi, të mos ndezin zjarre dhe skarë në hapësira të hapura dhe në pyll, të mos gjuajnë mbeturina dhe materiale të tjera që digjen, as kashtë, ndërsa nëse vërejnë zjarr menjëherë ta njoftojnë Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit në telefonin pa pagesë 193.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim me qëllim ruajtjen e pyjeve, nga 15 korriku deri më 15 gusht, në territorin e gjithë vendit, e zbaton fushatën për mbrojtje nga zjarret nën moton “E ardhmja iu takon atyre që janë të përgatitur – Natyra është përgjegjësia jonë”, qëndron në kumtesë.