Çuditerisht i bashkon simboli “i grushtit”.

Aurora S. JASINI

E majta eshte gati te vrase miliona jete njerezore, qe teorite e saj t’i vertetoje . Si psh nxjerr nga laboratori nje virus qe shperhapet ne gjithe globin duke kaluar dete, oqeane,mure… prek me te dobetit e shoqerise, godet ekonomikisht vendet e perendimit dhe fuqizon vendet, çuditerisht, po te majta.

Çuditerisht, ne vendet e majta, njerezit detyrohen te rrine ne shtepi per muaj te tere dhe bombardohen mbi dy gjera :

1. Qe bota eshte pa kufij se virusi nuk njeh kufij dhe noton neper oqeane apo deperton neper mure, literally…

2. Qe natyra pesoi “benefite” nga mbyllja e njerezve dhe qe u mbyll vrima e ozonit, etj, etj…

Çuditerisht, vdekjet shtohen veç ne vendet e fuqishme ekonomikisht, apo gjithsesi ne vendet ku individi dhe lirite e tij jane te salduara ne ligj prej shekujsh.


Çuditerisht, vdes nje njeri ne Amerike dhe gjithe Amerika perfshihet nga protesta qe mediat i paraqesin te medha dhe çuditerisht gjithe “bota” sipas mediave, solidarizohet dhe kryen protesta te dhunshme, ku çuditerisht i bashkon simboli “i grushtit”.

Çuditerisht, ca njerez me shkolle shume, solidarizohen me ta. Ca se eshte trendi e ca se ashtu eshte nje muhabet fondesh e tipit: “flora, nje shoqja ime ka kancer dhe kerkohet ndihma juaj per fondacionin tone”. Kuptohet Flora eshte emer fantazie, ndaj e shkruaj me te vogel e nuk ka lidhje me kafenene.

Çuditerisht, bota shkoi nga “femijet e luleve”, tek “jemi shume ne kete planet e nuk ka uje per te gjithe, prandaj duhet te behemi gay e te shkojme ne Mars”.

E majta sa vjen e behet më e rrezikshme.

Duket e pakuptimte qe e gjithe kjo lufte te behet per ca diamate e ca nafte e ca planete ketu afer, kur njeriu eshte nje qenie kaq e kohshme …

Por Kombi dhe Familja jane dy qeliza qe duket se mbeten te pashkaterrueshme ne kohe te gjate!

Don’t let them fool your mind! #AllLivesMatter