Si në të gjithë vendin edhe në Strugë kanë filluar regjistrimet e fëmijëve në shkolla….
Si në të gjithë vendin edhe në Strugë kanë filluar regjistrimet e fëmijëve në shkolla. Procesi bëhet në përputhje me protokollet për mbrojtjen nga Covid 19. Drejtoresha e shkollës fillore të qytetit, Laura Shate, tha për TVM2 , se presin që edhe prindërit t’i respektojnë rregullat dhe të sjellin fëmijët e tyre në kohëne caktuar. “Kemi filluar regjistrimin e fëmijve, ku kemi bërë orarin e tyre dhe kemi në çdo gjysëm ore nga një fëmijë që testohet. Nga ana tjetër, shkolla ka marrë të gjitha masat, masat e dezinfektimit, masat për mbrojtjen e fëmijëve, pastrimi i shkollës, dorezat e të pëunësuarve, maskat e punësuarve, këpto gjëra të cilat duhet ti sigurojmë nga ana jonë, i kemi siguruar. .. Ne presim që nga ana e prindërve të respektohet protokolli i shkollës.”- tha Laura Shate, drejtoreshë e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov”. Përsa i përket numrit të fëmijëve që regjistrohen, drejtoresha e shkollës tha se nuk vërehet rënie drastike në krahasim me vitet tjera. “Kam 70 nxënës në paralelen në gjuhën shqipe dhe 50 në paralelen në gjuhën maqedone. Këtu nuk janë fëmijët që nuk kanë qenë në çerdhe, presim që numri të zmadhohet, të paktën të vijnë 20 përqind e atyre që nuk kanë qenë në çerdhe. Ka 3 paralele në gjuhën shqipe dhe 3 në gjuhën maqedone, shpresojmë që të hapim edhe një paralele tjetër në gjuhën shqipe.”- tha Laura Shate. Regjistrimi i fëmijëve në shkollë ka filluar edhe në disa fshatra, të cilët poashtu ndjekin protokollet e mbrojtjes. Për dallim nga shkolla e qytetit, në fshatra është vërejtur rënie e numrit të nxënësve, si pasojë e migrimit jashtë vendit por edhe atij fshat-qytet. ILMIE ZHAKU