Pirja e gjakut të Kobres.(Cobra Gold)
Cobra Gold eshte nje nder stervitjet ushtarare shumëkombëshe që mbahet në Tajlande çdo vit me pjesmarrjen e forcave të armatosura Amerikane.
Cobra Gold synon të përmirësojë aftësitë midis vendeve pjesëmarrëse si dhe ndërveprimin e një sërë aktivitetesh duke përfshirë sigurinë detare, përgjigjen ndaj katastofave natyrore dhe kryerjen e operacioneve te kombinuara dhe të përbashkëta si dhe forcimi i lidhjes midis Sh.B.A dhe Tajlande si aleati me i vjeter i Sh.B.A-se.Gjithësej marrin pjesë në stërvitje nje personel rreth 10,000 vetë .Fokusi është mësimi i teknikave të mbijetesë në xhungel.
Pirja e gjakut të kobres ose te zvarranikeve te tjeret është pjesë stërvitore për mbijetesë e aplikuar nga ushtarët amerikanë. Pirja e gjakut të kobres mund ti ndihmojë të qëndrojnë gjallë në mungese te ujit të pijshëm si dhe në rast mos sigurimi të ushqimit.
Gjaku dhe mishi i kobres kanë veti kuruese mund të detoksifikojne mushkëritë, kurimin e diabetit,si dhe disa lloje të problemeve të lëkurës.
Qëllimi është mbijetesa në kushte ekstreme në xhungel duke ju mësuar se si të ushqehen në mënyrën të sigurt duke konsumuar keshtu merimanga akrepa dhe insekte të tjera ose si të gjejnë ujë në bazën e një peme bananeje. Milingonat janë një gjurmë uji, kudo që janë duke shkuar ato e dijnë vendodhjen e ujit.
29 ushtri të shteteve tjera janë duke marrë pjesë në këtë stërvitje që konsiderohet më e madhja në Azi, ku ushtarët mësohen të mbijetojnë nëpër xhungla, shkruan The Sun.
Kjo stërvitje praktikohet dhe zgjat plotë 10 ditë, ku marinsat amerikanë ndajnë përvojat e tyre luftarake me kolegët nga ushtritë e tjera të botës