Pas analizës së detajuar të numrit të prekurve, të vdekurve dhe pacientëve të shëruar nga Kovid-19, epidemiologu nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovski dërgoi disa porosi tek qytetarët por edhe tek politikanët të cilët e sulmojnë dhe vendosin në pikëpyetje profesionalizmin e Komisionit për sëmundje ngjitëse.
“Të nderuar qytetar Komisioni përgatit protokolle dhe i jep ministrit të shëndetësisë për miratim në Qeveri. Ne jemi trup këshillëdhënës, nuk jemi Qeveri, ne nuk jemi njerëz të cilët drejtpërdrejt sjellin vendime. Ju lutem të mos dënojmë vetveten dhe të vendosim masa restriktive kur të gjithë shtetet hapen:, tha Karaxhovski.
Ai tha se ka 27 vite punë në Institutin për Shëndet Publik.
“Ministri Filipçe është ministri i 13, drejtori i Institutit për Shëndet Publik është drejtori i nëntë dhe do të duroj ngase jam i fort si qen”, tha Karaxhovski.