Diku nga mesi i melodisë… – Lebit Murtishi

Diku nga mesi i melodisë…

Mora kitarën të zgjoj një çast
Improvizuar në melodi
Nuk di në fika a ndeza mall
Nëpër akorde kujtimesh gri…

Dhe ndjeva gishtave një tërmet
Diku nga mesi i melodisë
(Ha)çikua im nga qosh’i vet
Sikur filloi të kuisë..

Dhe më shikonte si psikolog
I zhytur thellë në syt’ e mi
Me gjuhë ndjenjash sikur më thosh:
,,Ta njoh trishtimin që fsheh në sy”…