Presidenti Trump publikoi një letër në profilin e tij në Twitter, në të cilën protestuesit paqësorë, të cilët ndodhen para Shtëpisë së Bardhë, quhen terroristë.
“Protestuesit e rremë afër (Rruga Lafayette) nuk ishin paqësorë,” thoshte letra, e ndarë nga Trump.
“Këta janë terroristë që përdorin studentë të mbushur me urrejtje për të djegur dhe shkatërruar. Ata abuzuan dhe nuk respektuan policinë që po përgatitej për të prezantuar një shtetrrethimi për zonën.”
Letra raportohet se është dërguar nga veterani i luftës dhe ish-avokati i Trumpit, John Dowd, dhe mediat amerikane shkruajnë se letra mund të jetë një përgjigje ndaj kritikave nga ish-Sekretari i Mbrojtjes James Mattis, i cili këtë javë e quajti Trump-in presidentin e parë amerikan që ndau kombin në vend që ta bashkonte.
“Donald Trump është presidenti i parë në jetën time i cili nuk përpiqet të bashkojë popullin smerikan, ai as nuk pretendon të provojë. Në vend të kësaj, ai dëshiron të na ndajë,” shkroi Mattis. Ai shtoi se populli amerikan mund të bashkohet pa të.
“Siç na kanë treguar ditët e kaluara, nuk do të jetë e lehtë, por ia kemi borxh njëri-tjetrit, si dhe brezave të kaluar që derdhën gjak për të mbrojtur premtimet tona dhe fëmijëve tanë,” shkroi Mattis.
Në përgjigje të qasjes së presidentit, Mattis lëshoi një deklaratë të mërkurën duke paralajmëruar se SHBA “duhet të refuzojë çdo mendim për qytetet tona si një fushë beteje në të cilën një ushtri e uniformuar është thirrur të dominoj”.
Vendimi i Trump për të ndarë këtë letër dhe përmbajtjen e saj që përshkruan se si amerikanët i ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese vjen në një kohë kur ai vazhdon të mbështetet në retorikën e tij të fortë kundër protestuesve të dhunshëm.
Të hënën, Trump e shpalli veten “president të rendit dhe paqes” kur shkoi të vizitojë Faltoren Kombëtare të Shën Gjon Pali II, ndërsa protestuesit u ndoqën nga policia me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Pas pak, ai doli jashtë dhe realizoi një foto me Biblën në dorë, si dhe mbajti një konferencë shtypi, në të cilën kërcënoi të nxirrte ushtrinë në rrugë për të ndaluar trazirat.