INFORMIM
Të nderuar besimtarë!
Konform vendimit të Qeverisë së RMV-së për orë policore në qytetin tonë dhe rrethinë, duke filluar prej sonte 04.06.2020 (e enjte) me fillim nga ora 21:00 deri në ora 05:00 e premte, e shtunë dhe e diel prej ora 16:00 deri në ora 05:00, për shkak përhapjes dhe rritjes së numrit të të infektuarve nga virusi COVID – 19, BFI-Myftinia e Strugës ju njofton se nuk do të kryhet falja e namazeve me xhemat në xhami, përveç namazit të xhumasë dhe të drekës që do të kryhen duke respektuar rregullat, ndërsa ezani do të thiret nga muezinët në çdo kohë të namazit.
Me respekt dhe kujdes maksimal!
Kujdes po, panik jo!
Shërbimi për Informim pranë Myftinisë së Strugës.