Drejtori i Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut, Tomisllav Tuntev. vlerëson se nuk pritet që aeroportet e vendit të hapen përpara 15 korrikut.
Momentalisht në RMV numri i fluturimeve në krahasim me vitin e kaluar është vetëm 7 deri në 10% dhe në to përfshihen fluturimet ushtarake, speciale mjekësore, shtetërore, humanitare dhe fluturimet për riatdhesimin e shtetasve të cilët kanë mbetur jashtë territorit të vendit në kohën kur shpërtheu pandemia dhe u mbyllën kufijtë në të gjitha shtetet evropiane, njofton Portalb.mk.
“Vendimin për hapjen e aeroporteve, në bazë të të dhënave prej Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Shtabit të Krizës, ne si trup rregullator nuk kemi ndikim ndaj asaj, ne vetëm mund t’ua japim të dhënat për vendet tjera të Evropës, për aeroportet e shteteve tjera, për dispozitat dhe rregullat për fluturim të cilat i publikoi Bashkimi Evropian – ne atë e bëjmë çdo ditë, por vendimi do të merret në bazë të gjendjes shëndetësore në vend.
Vendimi për hapjen e aeroporteve do të varet prej masave tjera, para se gjithash nga shfuqizimi i karantinës dhe nga hapja e kufijve ndërkombëtar për qarkullim të udhëtarëve, pasi që e dini se në aeroporte është kufi ndërkombëtar dhe vlejnë të njëjtat rregulla sikur për kufijtë tjerë. Vlerësimi im është që përpara 15 korrikut sigurisht nuk do të hapen aeroportet, a në lidhje me gjendjen se si do të jetë këto ditë me numrin e të infektuarve dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor, mendoj se në pjesën e dytë të korrikut do të mundej të merret vendim, por e gjithë kjo është supozim”, thotë për Portalb.mk, Tuntev.
Ai thotë se operatori i aeroportit , TAV është i përgatitur për të filluar punën, sipas rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19.
“Në parim jemi në komunikim me operatorin e aeroportit TAV, ata janë të përgatitur. Përgatitjet përfundimtare në lidhje me shenjëzimet, rregullat, kriteret, dispozitat, po përgatiten. Kështu që e gjithë kjo, sipas meje, varet se si do të zhvillohet situata te ne, në cilin nivel do ta kemi sistemin shëndetësor dhe nëse do të shfuqizohen masat për karantinë të obliguar gjatë hyrjes së të huajve në vendin tonë”, thotë Tuntev.
Në lidhje me atë se a mund të hapen linja me fluturime njëkhaëshe prej Maqedonisë së Veriut në ndonjë destinacion të caktuar, ai thotë se kjo nuk është e logjikshme, pasi që do të ishte jofitimprurëse për kompaninë.
“Për fluturime njëhkahëshe nuk ka mundësi se nuk është fitimprurëse. Kush do të udhëtojë vetëm në një drejtim? Transportuesi do të duhej që të pajtohet që të udhëtojë vetëm në një drejtim me udhëtarë, ndërkaq të kthehet zbrazët – ajo nuk është logjike. Veç asaj, dalja e qytetarëve është e lejuar në kufirin tonë, a pikëpyetje është nëse është e lejuar hyrja e shtetasve të Maqedonisë në vendet tjera. Sipas të gjitha gjasave mund të lejojë Bullgaria, apo Serbia që i ka hapur kufijtë, por shtetet tjera kanë kushte tjera”, thotë drejtori i Aviacionit Civil.
Nga ana e autoriteteve qeveritare kanë deklaruar se ende është herët të diskutohet për hapje të kufijve.
“Mendoj se tani është ende shumë herët për të hapur kufijtë sepse është rrezik shtesë për vendet përreth, nëse udhëtojnë njerëz nga rajone ku ka më shumë pacientë në vendin tonë, dhe natyrisht kur kthehen. Me udhëtimet rritet rreziku i rasteve që, në një farë mënyre, do të sillnin virusin prej vendeve fqinje”, ka deklaruar Filipçe më 1 qershor.
Aeroportet e Maqedonisë së Veriut janë të mbyllura prej më 18 mars, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit korona. Me këtë është shkaktuar dëm serioz në trafikun ajror të vendit. Deri në fund të majit, në trafikun ajror janë humbur rreth gjysmë milioni pasagjerë.
Dëmet i trafikut ajror mund të vazhdojë të rritet nëse përhapja e mëtutjeshme e vendit të virusit korona nuk është nën kontroll. Deri më tani, qeveria e Maqedonisë nuk ka vendosur ende për datën e hapjes së aeroporteve në Shkup dhe Ohër, por edhe nëse e ndërmerr këtë hap, rolin vendimtar do ta kenë vendimet e qeverive të huaja nëse ata do t’i lejojnë shtetasit e Maqedonisë të hyjnë në territorin e tyre.
Ueb faqet e dy aeroporteve në Shkup dhe Ohër aktualisht nuk i kanë publikuar oraret e fluturimeve verore, ndërsa linjat ajrore të huaja vazhdimisht po e prolongojnë fillimin e fluturimeve të rregullta drejt aeroporteve tona. Disa aviokompani shesin bileta ajrore për në Shkup dhe Ohër për periudhën pas 15 qershorit, por shumica e atyre që kanë fluturime të rregullta drejt vendit tonë kanë anuluar prenotimet e biletave për në fund të qershorit ose fillim të e korrikut.
Trafiku ajror është i mbyllur edhe në vendet evropiane, me përjashtime të vogla.
“Momentalisht në qiellin evropian, numri i fluturimeve në krahasim me vitin e kaluar është vetëm 10%.cPrej te ne nuk ka, por ka për shembull prej Bullgarisë fluturohet për në Mbretërinë e Bashkuar, Wizzair filloi të operojë prej Sarajevës dhe Tuzlës prej dje. Turkish Airline do të fillojë prej 18 korrikut të fluturojë për 6 destinacione evropiane. Pra, në gjysmën e dytë të korrikut do të fillojnë fluturimet”, tha Tuntev.