NDOTJA DHE LLOJET E NDOTJEVE

EKOLOGJI

NDOTJA

DHE LLOJET E NDOTJEVE

Shkruar nga: prof. dr. M. Musai

Ndotja është proçes fundamental i rrezikshëm, ngase rrezikon midisi jetësor me të gjitha kushtet për jetë. Ndotja lindi kur lindi edhe njeriu i pakujdesshëm, i cili filloi ta shfrytëzon natyrë dhe ti thej ligjet dhe parimet e saja. Prej të gjitha ndotjeve më e rrezikshme është ndotja ekologjike. Njeriu duke shfrytëzuar kushtet për jetë sa më komode ai me vetëdije dhe pavetëdije ban ndotje, e cila një ditë do ti hakmerret.
Në civilizimin e hershëm parahistorik ndotjet ishi prezente por simbolike dhe mund të quhen se paraqesin civilizimin e parë primitiv të njeriut. Veçanërisht ndotjet më të theksuara u paraqiten me fillimin e shfrytëzimit të resurseve natyrore dhe industrializimin primitiv mbi të gjitha lidi interesi i pashfrenuar për tu pasuruar. Kjo ndodhi nga fudi i shek XVIII dhe shek. XIX, por kulminacionin e arrin në shek. XX dhe tash kemi superndotje masive e cila paraqet një dukuri të shëmtuar, është përbindëshe për zhdukjen e jetës në planetin Tokë.
Ndotjet janë me karakter antropogjen, prej veprimit të pakujdesshëm të faktorit njeri. Ne biologët, kimistët, biokimistët, mjekësia etj, dallojmë disa lloje të ndotjeve.

  1. Ndotje kimike me dukuri tretëse
  2. Ndotje me veti fiziko-kimike që nuk treten.
    Të dyja llojete ndotjeve kan veprime dhe karakter të rrezikshëm për zhvillimin jonormal të funkcioneve jetësore.
    Por prej ndotjeve kimike dallojmë ndotje me karakter tretëse kimike, biokimike, biofiziologjike. Industrializimi i pakontrolluar dhe pa riciklim, vazhdimisht bën ndotje. Ajo ndotje rrezikon kushtet normale jetësore, ngase prej atyre ndotjeve ndoten: toka, ajri, uji dhe ushqimi. Në kushtet e sotme lufta parësore është për ujë të pijshëm.
    Prej gjithë sasisë ujore në 100 %, vetëm 3.2 % e gjithë sasisë të ujit është uji për pije. Por duke bërë ndotje të ujërave sipërfaqësor, nëntokësor, ujërave të rrjedhshëm (burime, prroska, lumej),ujëra liqenor, detra, oqeane, kemi krijuar rrezik për jetën e hidrobiontëve (gjallesave ujore) por kemi rrezikuar edhe vetëvehten. Tash ndotjae përgjithshme ujore është afro 1.6 % e gjithë sasisë ujore për pije, e cila është e kontaminuar.
    Njerëzit pa edukat vazhdimisht hedhurinat i hedhin në burime, prroska, lumej dhe çka jo, i hedhin se i mer lumi. Po i mer lumi, por të pyetemi se ku i çon lumi, padyshim se na helmon lumi. Në ujëra hidhen substanca kimike nga ato me përbërje radioaktive, kimike, helme ushtarake, medicinale, bujqësore; herbicide, fungicide dhe insekticide. Nëse bëhen analizat kimike dhe mikrobiologjike të ujërave të detrave më verior del se ata janë të ndotura prej përdorimit të preparateve të ndryshme në bujqësi. Të cilat janë grumbulluar përmes bartjes së lumejve përmes ndotjes së lumejve.
    Ujërat ndoten prej luftrave të ndryshme, ushtrimeve ushtarake, përdorimit të eksploziveve të ndryshme. Prandaj e patjetërsueshme është që ëpër shkolla, duhet të vendohet misim prej edukatës ekologjike, mësimi prej shkencave të ekologjisë.
    Ndotja e ujërave nëntokësor është edhe shumë më e rrezikshme prej gropve septike dhe ujërave të papërpunuara komunale. Të gjithë duan midis jetësor të bukur dhe të pastër por, ai duhet të mbrohet dhe të kultivohet jo të ndotet.
    Për çdo ditë ai midis jetësor zvogëlohet dhe ngushtohet. Flasi në përgjithësi por dua ta veçoj edhe edukaten e popullatës shqiptare, e cila në mënyrë shumë të pandërgjegjshme ndotin bukurit e natyres, bjeshkë, male, pyje, kodrina, brigje lumejsh, hedhin dhe vetëm hedhin mbeturina ku të mundin pa përgjegjësi. Lumejt bartin plastika dhe ndotje të ndryshme pa pushim pra jan bërë lumej të vdekur.
    Çdo familje për nevoja higiene familjare përdor: sapune joekologji, acide të ndryshem HCl, shampone të ndryshme, fakse dhe shumë preparate të cilat i përdorin në amvisni. Të gjitha ata hudhen në ujëra të rrjedhshëm ose në gropa septike.
    Në sipërfaqe tokësore hidhen plastika të ndryshme, tekstile, bekatone, hekurishte, materiale ndërtimi, materiale finale prej punëtorive të ndryshme, kafsh të cofta dhe çka jo. Krejt kjo papërgjegjësi, krijon kushte për sëmundje të ndryshme me karaktere epidemike.
    Prandaj shëndeti i qytetarit është i rrezikuar, por më shumë të rrezikuar janë moshat e reja të cilët më shumë rrezikohen për sterilitet dhe sëmundje kancerogjene.
    Organizimi jetësor i individit dhe shoqërisë, është rënduar shumë dhe kërkon zgjidhje të përhershme. Shteti, aparati shtetëror duhet të mare masa paraprake për mbrojtjen dhe kultivimin e midisit jetësor, jo prerjen e drurëve në mënyrë masive pa kontroll. Ruajtja e tokës së bukës, sa më pak të përdoren herbicidet ose me një fjalë pesticidet. Të ruhet me çdo kusht midisi jetësor edhe të mbahen takime edukative, gara për midis të pastër jetësor.
    Të bëhen organizime për ushqime organike me karakter bio-ekologjke.Brezi i ri patjetër të edukohet dhe ta dojë natyrën dhe të kuptoj se nuk kemi planet tjetër për të jetuar me kushtet e sotme që disponojmë.
    Pra për ti dal zot jetës, shëndeti dhe antivlerave johumane duhet edukat ekologjike. Qytetarët dhe shoqëria duhet të vihet në gara shumë profesionale, për jetë më të pastër sociale, më të organizuar me të gjitha vlerat ekologjike.
    Në të kudërtën planeti tokë do të na hakmeret, por edhe ashtu jemi në rrezik, por rreziku më i madh vjen prej pandemive, si organizim idiotesk të garave jo humae, jo njerzore, prej shteteve në garë për vlera të poshtra.
    Mendohet se për të ardhmen ka organizime idioteske, për ta zhduk popullaten, veçanërisht moshat e vjetra, se toka nuk ka kapacitet më shumë se 7 milird banor.
    Mjer populli fukara i pambrojtur, që tortuarohet dhe sakrifikohet, ngase nuk kan mbrojtje, siguri dhe nuk respektohet, prej shteteve të fuqishme ekoomike.
    Personalisht ndaj mendimin tim dhei bëj apel gjithë popullatës, për vetorganizim për vetmbrojtje shëndetësore.
    Përndryshe shpëtim tjetër nuk ka…