120 të prekur me Kovid-19 në 24 orët e fundit, 2 viktima
Alsat jozyrtarisht mëson se numri i të infektuarve me Kovid-19 sa vjen e rritet. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 120 raste të reja, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë. Këto të dhëna pritet të konfirmohen gjatë ditës nga institucionet përkatëse, pas çka kjo do të shënoj edhe rritjen më e madhe e të prekurve nga Kovid-19. Ky është numri më i lartë i të prekurve nga Kovid-19. Deri më tani numri më i madh ishte 107, që u regjistrua më 16 prill.
Informata më të hollësishme rreth këtij numri të të infektuarve dhe se nga cilat qytete dhe komuna vijën të prekurit do t’ju njoftojmë gjatë ditës.
Ndryshe kujtojmë se pikërisht rritja e vazhdueshëm ditëve të fundit të të prekurve ishte shkak që Komisioni për sëmundje infektive të propozoj, ndërsa qeveria të miratoj rikthimin e orës policore që fillon sonte në ora 21:00.