John Dewey (Xhon Djui 1859-1952), Pedagog, edukator, filozof, dhe psikolog amerikan.

John Dewey (shqip: Xhon Djui 1859-1952), Pedagog, edukator, filozof, dhe psikolog amerikan. Një ndër themeluesit e shkollës së funksionalizmit. Dewey besonte se sjellja dhe vetëdija nuk duhej të studioheshin si gjëra të shkëputura, por duhet të kuptohen në kuadrin e përshtatjes së individit ndaj mjedisit.

Xhon Djui është pedagogu më i shquar amerikan dhe njëri ndër pedagoget më të shquar botëror. Ai u morr edhe me filozofi, sociologji, psikologji, politikë etj. Djui ishte themeluesi dhe bartësi kryesor i pedagogjisë dhe shkollës pragmatiste. Ai u përpoq për shkollë për fëmijë dhe jo për fëmijë për shkollë. Djui konsiderohet mësues i popullit amerikan. Pedagogjia e tij kërkon rrugë dhe forma për të përgatitur dhe aftësuar brezin e ri për t’iu përshtatur shoqërisë amerikane dhe për ta zhvilluar ate, por njëkohësisht ajo solli ndryshime epokale edhe në shkollën e pedagogjinë tradicionale evropiane dhe më gjerë.

Xhon Djui u lind më 20 tetor të vitit 1859 në Berlington ( Vermont ) të SHBA-ve nga babai Archibald dhe nëna Lucina. Pasi kreu shkollën fillore dhe shkollën e mesme në vitin 1875 në moshën 16 vjeçare i filloi studimet në Universitetin e Vermontit në Berlington ku në vitin 1879 në moshën 20 vjeçare edhe diplomon. Gjatë kësaj periudhe ai u influencua prej pikëpamjeve të G.H.Perkinsit dhe të evolucionistit të madh anglez T.H.Huxleyt e sidomos nga teksti i këtij të fundit “Lessons in Elementary Physiology” (Mësime në Fiziologjinë Elementare). Në perfeksionimin profesional të Djuit kishin një rol vendimtar edhe kontaktet e tij me profesorin e filozofisë H.A.P.Torrey. “Nga viti 1879 gjer në vitin 1881 Djui punon si mësues në një shkollë të lartë në Oil City të Pensilvanisë” Po në vitin 1879 Djui shkruan dhe boton eseun e parë në revistën “Journal of Speculative Philosophy” gjë që i dha kurajë për të vazhduar studimet posdiplomike në Universitetin Johns Hopkins të Baltimorit. Në këtë universitet ai pati fatin të ishte student i tre intelektualëve dhe shkencëtarëve më të mëdhenj të asaj kohe në SHBA siq ishin : George Sylvester Morris, filozof amerikan nën ndikimin e Hegelit, Stanley Hall psikolog eminent i asaj kohe në ShBA si dhe Charles Sanders Peirce profesor i logjikës. Në vitin 1884 Djui doktoron në temën “Psikologjia e Kantit” (The Psychology of Kant). Në përgjithësi Djui ishte nën ndikimin dhe frymëzimin e filozofëve të mëdhenj të kohës si Platoni, Zhan Zhak Ruso, G. W. F. Hegeli, Çarls S. Pirsi, Uiliem Xhemsi dhe Gjorgj T. Ladi. Në periudhën 1884-1894 Djui ishte profesor në Universitetin e Miçigenit me përjashtim të vitit 1888 kur ishte profesor në Universitetin e Minesotas. Gjatë veprimtarisë së tij në këtë institucion ai shkroi edhe dy librat e tij të parë si “Psychology” (1887), dhe “Leibniz’s New Essays Concerning the Human Understanding” (1888). Në vitin 1894 ai u emërua drejtues i departamentit të filozofisë, pedagogjisë dhe psikologjisë në Universitetin e Çikagos, ndërsa në vitin 1896 së bashku me bashkëshorten e tij themeloi “shkollën laborator” pranë këtij universiteti e e cila ishte shkolla e parë eksperimentale në Amerikë,( këtë shkollë E.Klapareidi e konsideron si shkollën e parë eksperimentale në përgjithësi). Në këtë institucion të psikologjisë së aplikuar, Djui u përpoq për jetësimin e pikëpamjeve të tij pedagogjike. Në vitin 1899 zgjedhet kryetar i Shoqatës së Psikologëve Amerikanë kurse në vitin 1904 bëhet kryetar i Shoqatës së Filozofëve Amerikan. Nga viti 1905 e gjer në vitin 1929 vazhdon punën si profesor në Universitetin e Kolumbisë kur edhe pensionohet mirëpo veprimtarinë tij e vazhdon edhe më tutje si profesor emeritus deri në vitin 1939. Gjatë periudhës sa punoi si profesor në Universitetin e Kolumbisë, tashmë si pedagog i afirmuar ai udhëtoi edhe jashtë SHBA-ve për të mbajtur ligjërata si p.sh. në vitet 1919-24 në Japoni si dhe në Kinë ku për rreth dy vjet mbajti ligjërata në Universitetin e Nankingut në Pekin, 1924 në Turqi (në kohën e Kemal Ataturkut), 1926 në Meksikë, 1928 në ish BRSS etj. Xhon Djui vdiq më 1 qershor të vitit 1952 në moshën 92 vjeçare në Nju Jork.

Sot kontributi i Dewey-it njihet si mjaft i çmuar pothuajse në çdo aspekt të filozofisë .Përvec rolit të tij parësor si krijuesi i psikologjisë funksionaliste dhe biheviroriste vlersohen si të rangut më të lartë shkrimet e lëna mbi traditat empiriste , natuarliste, dhe kontekstuale te filozofisë , madje ai radhitet si njëri nga filozofët më të mëdhenj të epokës tonë mbi subjekte të tilla si pedagogjia , filozofia e mendjes ,metafizika , epistimologjia , filozofia e shkencës dhe teoria social -politike .Qasja e tij programatike dhe depërtuse mbi natyrën dhe funksionin e filozofisë dge dimensionin etik dhe estetik të jetës e vendos edhe sot.

Shkolla dhe progresi shoqëror

Dewey beson se edukimi është metoda themelore pë progresin shoqëror dhe reformimin e tij . Të gjitha reformat të cialt bazohen thjesht në miratimin e ligjit ,ne kërcënimin e ndëshkimeve të caktuara ose në ndryshime e rregullime mekanike apo të jashtme , janë kalimtare dhe të kota.Në shkollat ideale ne duhet të kemi bashkrëndimin e individualitetit dhe të idealeve institucionale. Detyra e komunitetit për edukimin është detyra morale më e lartë .Me ligj dhe ndëshkim , me agjitacion shoqëror dhe diskutim shoqëria mund ta rregullojë dhe formojë veten në mënyrë rastësore .Ndërkohë që përmes edukimit shoqëria mund ti formulojë qëllimet , ti organizojë burimet dhe mjetet e saj e kështu ti japë formë vetes pikiërsisht në drejtimin që ajo do të lëvizë .Është detyra e cilitdo personi të interesuar për edukimin , të këmbngulë që shkolla të kthehet në instrumentin parësor dhe më efektiv të progresit shoqëror dhe reformës së tij , me qëllim që shoqëria të ketë mundësi të zgjohet e të kuptojë drejt se ç’përfaqëson shkolla në të vërtetë .Me zhvillimin e shkencës psikologjike , do ti jepet një vëmendje akoma më e madhe strukturës individuale dhe ligjeve të zhvillimit dhe me rritjen e shkencës shoqërore , të shoqëruar me njohuritë tona të organizimit të drejtë të individëve , të gjitha burimet e sotme e të ardhme shkencore do të arrijnë të përdoren për qëllimet e edukimit.

Pragmatizmi

Xhon Djui konsiderohet si njëra ndër tri figurat kryesore të pragmatizmit, ( së bashku me Çarl S. Pirsin – Charles S. Peirce dhe Uiliem Xhemsin – William James ) edhe pse ai kurrë nuk e quajti veten pragmatist. Filozofinë e tij ai e quajti “instrumentalizëm”. Pragmatizmi i Djuit ka ngjashmëri me progresivizmin me të cilin shpeshherë edhe identifikohet. Kjo filozofi u quajt edhe me emra të tjerë si eksperimentalizëm, empiricizëm, funksionalizëm, natyralizëm e rekonstruksionizëm. Këto emërtime vetëm sa i pasqyrojnë më mirë pikëpamjet e tij filozofike mbi teoritë e njohjes dhe të përvojës. Termin pragmatizëm ( nga fjala greke pragma , që do të thot veprim, aksion ) për herë të parë e përdori Ç. Pirsi (në vitin 1878), kurse pasuesi tjetër i tij U. Xhemsi, e konsideron pragmatizmin si metodë për zgjidhjen e problemeve. Esenca e pragmatizmit qëndron në atë se ai dhe ithtarët e tij e pranojnë vetëm të vërtetën shkencore dhe atë teologjike. Sipas kësaj filozofie, të cilën e përpunoi më vonë, në mënyrë më të plotë Djui, nuk ekziston vetëm një botë, por shumë sosh, e të cilat varen nga përvoja subjektive.

Pedagogjia

Pikëpamjet e tij pedagogjike Xhon Djui i paraqiti fillimisht në veprën e tij programatike “Besimi im pedagogjik” (My Pedagogic Creed ) publikuar më 1897, me të cilën i vuri bazat e pedagogjisë pragmatiste. Në këtë vepër ai e konceptoi tërë doktrinën e tij pedagogjike. Vepra në fjalë fillon me thënien e famshme të Djuit: Unë besoj se…Më vonë shkroi edhe vepra të tjera me karakter pedagogjik ndër të cilat më të njohurat janë: “Shkolla dhe shoqëria” (School and Society) 1900, “Fëmija dhe kurrikula” (The Child and Curriculum) 1902, “Demokracia dhe edukimi” (Democracy and Education) 1916, “Përvoja dhe edukata”(Experience and Education) 1938. “Shkenca mbi edukatën është pedagogjia, theksonte Djui. Edhe ajo, sikurse shkencat tjera, buron nga filozofia, dhe e arsyeton veten vetëm atëherë, kur i shërben praktikës, qoftë në mënyrë direkte, qoftë në mënyrë indirekte. Shkenca e pedagogjisë mbështetet dhe shfrytëzon praktikën pedagogjike, e cila është fillimi dhe mbarimi i të gjithave, vijonte ai. Nga ana tjetër, pedagogjia është e orientuar dhe mbështetet edhe në shkenca të tjera, sidomos: në psikologji, sociologji dhe filozofi. Pedagogjinë ai e definoi si teori të përgjithshme të edukatës.“ Doktrinën pedagogjike të Djuit e përbëjnë 5 kategori kryesore e që janë: 1. Progresivizmi, 2. Instrumentalizmi, 3.Rikonstruksionizmi, 4. Pedocentrizmi dhe 5. Aktivizmi.

Edukimi

Tek vepra “Mendimtarët për edukimin” Djui shprehej se fëmijet në shkollë nuk ishin si ato derrasat e bardha mbi te cilat mund te shkruhen mesimet e qyteterimit.Kater shtysat kryesore te femijeve ishin: 1) Per te komunikuar, 2) Pyetur 3) Ndertuar 4) Shpreh ne forme me te zgjedhur.Formimi i nje karakteri ishte e vetmja baze e vertete e nje jete te rregullt per te zhvilluar karakterin demokratik duhej te ishte e organizuar si nje bashkesi bashkepunuese. Djui kerkonte ta lidhte shkollen me jeten e gjere shoqërore. Metoda,qellimi,kuptimi duhet te jene ne ndergjegjen e atij qe kryen punen. Në veprën “Besimi im pedagogjik” Djui mes tjerash thotë :”Unë besoj se gjithë edukimi zhvillohet nga pjesëmarrja e individit në vetëdijen shoqërore të njerëzimit. Ky proces fillon në mënyrë të pavetëdijshme pothuajse në lindje, dhe është vazhdimisht në formim të forcave të individit, në ngarkimin e vetëdijes, në formimin e shprehive të tij, në trajnimin e ideve të tij, dhe në nxitjen e ndjenjave dhe emocioneve të tij.” Kurse më tutje thotë: – Edhe (G.B.) “Edukimi më formal e më teknik në botë me siguri nuk mundet të shmanget nga ky proces i përgjithshëm. Ai mund vetëm ta organizoj atë; ose ta diferencojë atë në ndonjë drejtim të veçantë”. Në një rast tjetër thekson : “ Demokracia do të lindet në çdo gjeneratë dhe edukimi është mamia e saj” Në veprën Demokracia dhe edukata Djui e konsideron edukatën si nevojë jetësore ( education as a necessity of life). Po në këtë vepër ai mes tjerash thot: “ Çka është ushqimi dhe riprodhimi për jetën fiziologjike i tillë është edukimi për jetën shoqërore. Ky edukim konsiston në radhë të parë në transmetimin përmes komunikimit. ( Komunikimi është proces i këmbimit të përvojës gjersa ajo të bëhet pronë e zakonshme.)” Djui thoshte edhe se edukimi është rikonstruksion i vazhdueshëm i përvojës së individit. Sipas tij edukata nuk duhet të kufizohet vetëm në të tashmen por duhet të ketë parasysh edhe zhvillimin e ardhshëm. Ai u angazhua edhe për koncepsionin e edukimit dhe arsimimit permanent. Edukimi i njeriut fillon nga lindja dhe vijon gjatë gjithë jetës së tij. Ai madje thoshte se është absurde të mendosh se edukimi duhet të ndërpritet pas moshës shkollore dhe shtonte se edukimi i vërtetë fillon pikërisht atëherë, kur ne kemi përfunduar arsimin shkollor. Në këtë kuadër, ai theksonte rëndësinë dhe përparësitë që ka edukimi dhe arsimimi jashtëinstitucional, siç janë karakteri i drejtpërdrejtë i tij, vitaliteti dhe efikasiteti i tij, etj. Djui u morr edhe me qëllimin e edukatës sipas të cilit ai është përpunimi dhe përparimi i përvojës së të rinjve, në mënyrë që ata aktivisht të inkuadrohen në rrjedhat e jetës shoqërore. Qëllimi i edukatës duhet të ndërtohet gjithherë në praktikën edukative sepse në të kundërtën ajo do të shndërrohet në veprimtari rutinore empirike. Qëllimi i edukatës duhet të ndërlidhet me mjetet dhe metodat e saj.

Proçesi edukativ ka dy anë një psikologjike dhe një sociologjike, që nuk mund ti nënshtrohen njëra-tjetrës dhe as të shpërfillen pa rezultate të dëmshme në vazhdim. Ana psikologjike është më e rëndësishme. Anët psikologjike dhe shoqërore janë të lidhura organikisht dhe se edukimi nuk mund të shihet si kompromis ndërmjet të dyjave apo një mbivendosje e njërit mbi tjetrin. Është theksuar që përcaktimi shoqëror i edukimit si përgatitje ndaj qytetërimit, krijon prej tij një proçes të diktuar dhe të sipërfaqshëm, dhe përfundon me nënshtrimin e lirisë së individit në një status politik dhe shoqërorë të formuar më parë. Për të ditur ç’ëshyë realisht një potencial ne duhet të dimë se cili është qëllimi i saj, dobia ose funksioni, dhe këtë mund ta dimë vetëm nëse konceptojmë individin si aktiv në mardhëniet shoqërore. Dewey thekson se individi që duhet të edukohet është një individ shoqërorë dhe që shoqëria është një bashkim organik individësh. Edukimi, si pasojë duhet të fillojë me një vëzhgim psikologjik për kapacitetet, interesat dhe shprehitë e fëmijës. Në përputhje me rrethanat se baza parësore e edukimit gjendet tek forca e fëmijës në punë nëpër të njëjtat linja konstruktive të përgjithshme si ato që kan sjellë qytetërimin. Në fund edukimi duhet të konceptohet si një rindërtim në vazhdimsi i përvojës dhe se proçesi dhe synimi janë po e njëjta gjë.Zhan Zhak ruso kishte nje botkuptim te ngjashem me Djuin persa i perket procesit te edukimit. Edhe per Rusoin te arsimuarit dhe te edukuarit jane dy elemente te rendesishem ne jeten e individit.Familja eshte vater e procesit arsimore.Qellimi ajo qe Rusoi don ti mesoje femijes eshte te jetuarit. Pershtatja e arsimit ndaj atij qe eshte njeri.Arsimi eshte ceshtje inteligjence, i afte per te kapur ligjet qe drejtojne zhvillimin e natyres njerezore.Po keshtu edhe Elena Kei kishte nje pikpamje te ngjashme me Rusoin mbi edukimin. Ajo vinte theksin mbi lirine dhe individualitetin e femijes.Shkolla duhet ti jape individit lumturi dhe vetzhvillim.Edukimi do te zevendesoje kopshtin dhe shkollen me shkollen shtepiake. Maria Montesori ndante mendim te njejte me Djuin, jeta praktike dhe shoqerore duhej te nderthureshin me arsimin. Te kishte nje nderhyrje harmonike mes teorise dhe praktikes.Te jemi gjithperfshires, qellimi te shihet ne te shkuaren e larget dhe te mendohet per nje te ardhme afatgjate.

Shkolla

Shkolla e mirëfilltë sipas Djuit është institucion shoqëror. Ajo është “mjedis i veçantë” i jetës shoqërore. Shkolla është bashkësi ( School is society ), konsideronte ai. Shkolla ka organizimin e vet të brendshëm, jetën sociale të thjeshtësuar, në mënyrë që fëmijët (nxënësit) ta kuptojnë më lehtë dhe më mirë ndërlikueshmërinë e jetës reale. Kështu shkolla duhet të jetë “bashkësi në miniaturë, shoqëri në zanafillë”. Djui theksoi dy detyra themelore të shkollës. Detyra e parë ka të bëjë me fëmijën ( nxënësin ), me përmbajtjen e përvojës së tij, të cilën ai e përvetëson në kontakt të vazhdueshëm me rrethin shoqëror e fizik të tij, ndërsa detyra e dytë ka të bëjë me metodikën e arritjes së përvojës, ku në mënyrë të veçantë vlerësohet përvoja, që arrihet përmes zgjidhjes së problemeve. Ai u angazhua për shkollë për fëmijë e jo për fëmijë për shkollë, që d.m.th. se shkolla duhet tu përshtatet fëmijëve e jo fëmija shkollës. Krahas nxënësit, Djui çmoi rolin dhe personalitetin e mësimdhënësit, i cili siç konsideronte ai, duhet të jetë krenar për punën dhe profesionin e vet. Arsimtari duhet të jetë profet i së vërtetës hyjnore dhe portier i mbretërisë të së vërtetës hyjnore, i cili është edhe model i përkryerjes së edukatës. Djui ishte për harmoni midis autoritetit të mësuesit dhe lirisë së nxënësit.

Në një rast tjetër Xhon Djui thot mes tjerash:”Ne duhet t`i përgatisim fëmijët tanë, jo për botën e së shkuarës, jo për botën tonë, por për botën e tyre, botën e së ardhmes.”

Dewey në librin e tij “Shkolla dhe Shoqëria ” ndër të tjerash thekson: shkolla duhet të thjeshtojë jetën shoqërore ekzistuese ; duhet ta reduktojë atë.Jeta shoqërore e thjeshtëzuar dueht të rritet gradualisht nga jeta e shtëpisë , që kjo duhet të thithë dhe të vazhdojë aktivitetet me të cilat fëmija është familjarizuar në shtëpi .Shkolla duhet të paraqesë këto aktivitete te fëmija dhe ti riprodhojë ato në mënyrë të tillë që fëmija të mësojë gradualisht kuptimin e tyre .Kjo është e vetmja mënyrë e dhënies së një bekgarundi të përvojës së kaluar ndaj ideve të reja të dhëna në shkollë .Është detyra e shkollës të thellojë dhe të zgjerojë kuptimin e vlerave të filluara në jetën e shtëpisë .Ai e koncepton shkollën si një vend ku duhet të jepet një informacion i caktuar , ku duhet të mësohen mësime të caktuara ose ku duhet të mësohen shprehi të caktuara .Vlera e këtyre është konceptuar si e shtrirë gjersisht në të ardhmen e largët fëmija duhet ti bëjë këto gjëra , thjesht për hir të dickaje që ai duhet të bëjë më vonë .Edukimi moral sipas Dewey qëndërzohet rreth konceptimit të shkollës si një mënyrë e jetesës shoqërore .Disiplina e shkollës duhet të zhvillohet nga jeta e shkollës si një tërsi dhe jo drejtpërdrejt nga mësuesi .Detyra e mësuesit është thjesht të përcaktojë mbi bazën e përvojës së gjerë dhe mençurisë së arritur nga njerzimi.Ndërsa për çështjet e vlersimit të fëmijëve dhe provimit të tij duhet ti referohen të njejtit standart .
Provimet janë të dobishme vetëm për aq sa testojnë përshtatjen e fëmijës për jetën shoqërore dhe arrijnë të zbulojnë vendin në të cilin ai do të jetë më shumë i dobishëm .

Mësimi

Duke u mbështetur në procesin e zgjidhjes së situatave problemore dhe fazave (etapave) të tij, nëpër të cilat kalon procesi i njohjes ( 1. Paraqitja apo hetimi i vështirësisë së caktuar;2. Zbulimi dhe parashtrimi ose definimi i saj; 3. Paraqitja e zgjidhjeve të mundshme; 4. Nxjerrja e përfundimeve nga zgjidha hipotetike, dhe 5. Eksperimentimi për të provuar vërtetësinë e hipotezës së parashtruar), Djui përcaktoi edhe shkallët themelore didaktike nëpër të cilat kalon artikulimi i procesit mësimor e që sipas tij janë:1. Paraqitja e dukurisë së re e të panjohur (vështirësia), 2. Vëzhgimi i dukurisë dhe zbulimi i problemit, 3. Parashtrimi i hipotezës (zgjidhja e mundshme intelektuale e problemit), 4. Verifikimi i hipotezës në mënyrë praktike dhe 5. Përfundimi. Shikuar nga ky aspekt nxënësi në procesin mësimor vihet në pozita të hulumtuesit kurse vetë procesi mësimor identifikohet me procesin e hulumtimit. Me rastin e përcaktimit dhe hartimit të planprogrameve (kurrikulave) mësimore duhet marrë parasysh edhe interesat dhe afinitetet e nxënësve, duke e vendosur nxënësin në qendër të procesit mësimor. Ai ishte edhe kundër mësimit libresk-tekstual, kurse e përkrahu të nxënit përmes aktivitetit-veprimit të nxënësit (learning by doing).

Konkludim

”Djui ishte pedagogu më i shquar amerikan dhe njëri ndër pedagogët më të shquar botëror” i cili kontribuoi në transformimin e shkollës dhe të pedagogjisë tradicionale. Ai kërkoi dhe punoi që shkolla të shndërrohet në punëtori, (në të cilën nuk ka disiplinë strikte po zhurmë pune), në të cilën fëmija (nxënësi) përgatitet për shoqëri e jetë reale. Ai kontribuoi që shkolla të shndërrohet në një institucion për nxënës, t’i përshtatet përvojës dhe interesave të tij. Shkolla pragmatiste e Djuit shquhej edhe për vetëqeverisjen e nxënësve të saj.” Nën ndikimin e tij ishin pedagog të njohur si në SHBA – V. Kilpatriku, Xh. Çajldsi, B. Boudi etj. në Gjermani – Georg Kërshenshtajneri, në Francë – Kompere, Delakroa, Dyrkemi, Kuzine, Frene etj. në Zvicër – Klaparedi dhe Ferrieri, në Angli – Findlay etj. në Itali – Salvini etj. në Belgjikë – Dekroli etj. pastaj edhe pedagog të tjerë në vendet si Japonia, Kina, India, Turqia, Meksika, ish BRSS. Nën ndikimin e tij ishin edhe pedagog e intelektual të fushave tjera mes të cileve do përmendim: George Santayana, Richard Rorty, Hilary Putnam, Cornel West, Jurgen Habermas, Sidney Hook, Noam Chomsky, Hu Shi, Thorstein Veblen, Mordecai Kaplan, Maxine Greene etj. Kontributi i Djuit njihet si mjaft i çmuar pothuajse në çdo aspekt të filozofisë. Veprimtaria e gjithmbarshme intelektuale e tij përfshinë një hark kohor prej rreth gjashtë dekadave (gjashtëdhjetë vjet), gjatë së cilës shkroi mbi 700 artikuj në 140 revista dhe afërsisht 40 libra. Përveç rolit të tij si krijues i psikologjisë, funksionalistikës dhe biheivioriste, vlerësohen si të rangut më të lartë shkrimet e lëna mbi traditat empiriste, natyraliste e fusha të tjera të filozofisë, madje ai radhitet si njëri nga filozofët më të mëdhenj të epokës sonë mbi subjekte të tilla si pedagogjia dhe edukimi, filozofia e mendjes, metafizika, epistemologjia, filozofia e shkencës dhe filozofia social-politike, madje gjer në atë masë sa radhitet përkrah figurave më të mëdha filozofike duke filluar nga Russell, Wittgenstein e Haidegger, e deri tek Sartre e Quine, kurse në historinë e edukimit ai radhitet krahas me Platonin, Aristotelin, Jan Amos Komenskin, Johan Hajnrih Pestalocin, Johan Fridrih Herbartin, Xhon Llokun, Zhan Zhak Ruson etj.

Librat

Psikologjia – Psychology (1887)
Besimi im pedagogjik – My Pedagogic Creed (1897)
Shkolla dhe shoqëria – The School and Society (1900)
Fëmija dhe kurrikula – The Child and the Curriculum (1902
Studime në teorinë logjike – Studies in Logical Theory (1903)
Principet morale në edukim – Moral Principles in Education (1909)
Si mendojmë ne – How We Think (1910)
Shkolla e së nesërmes (me Evelyn Dewey) – Schools of To-Morrow (with Evelyn Dewey) (1915)
Demokracia dhe edukimi: Hyrje në filozofinë e edukimit – Democracy and Education: An Introduction to the Philosophy of Education (1916)
Rekonstruksioni në Filozofi – Reconstruction in Philosophy (1919
Natyra njerezore dhe sjellja: Hyrje në Psikologji Sociale – Human Nature and Conduct: An Introduction to Social Psychology (1922)
Përvoja dhe natyra – Experience and Nature (1925)
Filozofia dhe civilizimi – Philosophy and Civilization (1931)
Arti si përvojë – Art as Experience (1934)
Liberalizmi dhe aksioni social – Liberalism and Social Action (1935)
Përvoja dhe edukimi – Experience and Education (1938)
Liria dhe kultura – Freedom and Culture (1939)
Mendimtaret per edukimin -Thinkers on education, I.B.E-UNESCO

Video duke mbajtur fjalim