Gjatë 24 orëve të fundit 62 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa janë testuar 771 persona. Në bazë të qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar në Shkup, Kumanovë 2, Shtip 14, Tetovë 12, Strugë 4 ,Veles 1, Gostivar 3, Koçani 1, Vallandov 1.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 5 pacientë të shëruar, një pacient është regjistruar në Kumanovë,9 në Tetovë, 1 në Manastir, 1 në Gostivar,
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Gostivari dhe Struga.