Gazeta e Alpeve nga Tirana për librin “Roli i mediave në diplomaci”

VEPRA “ROLI I MEDIAVE NË DIPLOMACI”


Vepra “ROLI I MEDIAVE NË DIPLOMACI”, e gazetarit, studiuesit dhe profesorit të njohur strugan Xhemi Hajredini, paraqet një punim shkencor autentik që shqyrton ndërveprimin mes dy entiteteve të rëndësishme të shoqërisë moderne, medias dhe diplomacisë, të cilat kanë impakt, si në kursin e jetës individuale, ashtu edhe të asaj kolektive. (Prof. Dr. Ali PAJAZITI, Sociolog)
Autori duke u nisur nga lënda e kërkimit në dichotomy-n media-diplomaci dhe duke e respektuar ndërveprimin e kësaj sintagme, qëndrimin hipotetik e mbështet në të dhënat
se mediat kanë një rol domethënës në diplomaci, në raportet ndërkombëtare në përgjithësi, në kushtet e tranzicionit të zgjatur në rajon në veçanti. (Prof. Dr. Luan STAROVA, akademik, shkrimtar)
Libri “Roli i mediave në diplomaci”, i shkruar nga studiuesi Xhemi Hajredini, është një vepër me vlera të theksuara shkencore dhe me një dobi të madhe shoqërore për të gjithë lexuesit në përgjithësi dhe, për studentët, gazetarët, diplomatët, historianët, politikanët dhe intelektualët në veçanti.
(Arben ÇEJKU, ish-Ambasador)