Deri para Luftës II Botërore kur nazistët vranë rreth 97 përqind të hebrenjve që jetonin aty, Selaniku njihej si “Jeruzalemi i Ballkanit”. Një projekt po rizbulon tani historinë e tyre.
Në stacionin e vjetër të trenit në Selanik filloi deportimi i hebrenjve
Përpara se Wehrmachti gjerman ta pushtonte Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i deportonte hebrenjtë në kampe përqendrimit, Selaniku njihej si “Jeruzalemi i Ballkanit”.
Historia hebreje e Selanikut është më shumë se 2000 vjeçare. Në fund të shekullit XV aty erdhën dhe u vendosën gjithashtu edhe hebrenjtë sefardë, të cilët i dëbuan nga Spanja mbretëresha dhe mbreti katolik Isabel dhe Ferdinand. Sefardët luajtën një rol të madh në formësimin e jetës në Selanik dhe e bënë atë “Madre de Israel” – nëna e Izraelit. Gjysma e popullsisë së Selanikut ishte hebreje dhe qe e përfaqësuar në të gjitha klasat e shoqërisë.
Stacioni i vjetër i Selanikit, këto do ngrihet muzeu për përkujtimin e hebrenjve të vrarë
Nazistët vranë rreth 97 përqind të 50,000 ose më shumë hebrenjve që jetonin në Selanik në vitet 1940. Por ata u harruan për shumë vite. “Ne nuk kemi mësuar pothuajse asgjë në shkollë për popullsinë hebraike të qytetit”, shpjegon Alexia, gazetare nga Selaniku. Ajo thotë se ka pyetur shumë njerëz në Selanik se çfarë dinë për historinë hebraike të qytetir dhe rezulton se jo shumë.
Edhe Floriani, që punon si korrespondet për DW në Greqi nuk ka mësuar shumë në shkollë për pushtimin e Greqisë nga Gjermania naziste, por di që gjyshi ka qenë ushtar atje. Dhe atë e mundon pyetja nëse i gjyshi ka vrarë po ashtu hebrenj në Selanik.
Një monument kujton eliminimin e hebrenjve në sheshin e paqes në Selanik
Fëmijët hebrenj të Selanikut
Para Luftës së Dytë Botërore në Selanik ndiqnin shkollat rreth 7.500 fëmijë hebrenj. Pakkush i mbijetoi Holokaustit. Emrat e tyre nuk janë përmendur kurrë, megjithëse dosjet e tyre mbaheshin në kuti të mbyllura në bodrumet e shkollave.
Tani dy historianë të rinj nga Selaniku i kanë hapur këto kuti dhe nxorën në dritë emrat e 1.450 nxënësve hebrenj. Christos Chatziioannou dhe Aggeliki Gavriiloglou zhvilluan në bashkëpunim me Muzeun Hebre, Institutin për Studime Hebraike në Universitetin Aristotel dhe Arkivat e Komunitetit Hebre projektin “Mapping the Memory”. Programuesi Christos Panourgias ka programuar për këtë projekt një hartë interaktive, përmes së cilës mund të gjurmohet saktësisht se ku kanë jetuar fëmijët hebrenj para se të deportoheshin.