Saraji, Çairi, Gazibaba, Buteli dhe Aerodromi mund të futen në karantinë, nëse edhe ditëve të fundjavës do të ketë numër të shtuar të personave të diagostifikuar me Covid-19. Javën e ardhshme po ashtu do të vendoset për hapje të kufijve, të paktën me vendet që kanë paralajëmruar hapje të kufijve me Maqedoninë e Veriut. Kështu bënë të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke folur për shifrat e shtuara ditëve të fundit me koronavirus. Të njejtat thotë se janë rritur për shkak të mos repsektimit të distancës fizike dhe mos mbajtjes së maskave. Lehtësimi i masave restriktive shton Filipçe është bërë me qëllim që të respektohen masat për mbrojtje personale, mirëpo sipas tij një nuëmr i madh i qytetarëve nuk janë të vetëdijshëm për seriozitetin e sëmundjes, ndoshta siç shprehet për shkak se njerëzit nuk kanë mundur t’i shohin kufomat dhe numrin e madh të vdekjeve ashtu siç ka ndodhur në vendet tjera. Mirëpo Venko Filipçe qartësoi se orë policore në nivel të shtetit më nuk do të ketë.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Dua qartë të tregoj se do të vendosim përsëri masa restriktive të targetuara dhe lokalizuara në bazë të numrit të të diagnostifikuarëve nëse gjendja epidemiologjike e tregon këtë. Në mëngjes e diskutuam këtë në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, që do ti analizaojmë numrat e ditëve të fundjavës dhe në bazë të asaj do të sjellim vendime. Për momentin për shkak të situatës stabile të kapaciteteve shëndetësore, vatrat e njohura dhe të lokalizuara, ende nuk ka nevoj për këtë, por e përsëris po e ndjekim këtë dhe nëse duhet do të vendosim përsëri këtë masë”.
Filipçe thotë se vende të padisciplinuara për mosrespektim të masave mbrojtëse janë treguar edhe Tetova dhe Shtipi.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Është kryer kontroll në Tetovë në qendrën lokale për Shëndet Publik dhe në Shtip, ku po analizohen të gjitha rastet. Në Tetovë u kontstaua se nuk është rrespketuar vetëizolimi dhe se në mënyrë gjenerale nuk janë rrespektuar të gjitha masat, për mbatje të maskave dhe për distancë, si në Tetovë ashtu edhe në vendet përreth. Nga kontrolli në Shtip, është kontstauar mosrrespektimi i transportit dhe msombajtja e maskave. Një problem tjetër me të cilin po përballen kolegët epidemiolog, është refuzimi për bashkëpunim dhe realizim të anketës epidemiologjike dhe refuzimi që të japin të të dhëna të sakta”.
Shqetësues sipas ministrit është fakti se persona që kanë urdhër për vetëizolim shetiten jashtë, prandaj kërkon nga MPB për realizim të më shumë kontrolleve.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 52 raste të reja me Covid-19, duke shkuar numri i përgjithshëm në 2129. Sipas qyteteve, në Shkup janë shënuar 26 raste, në Kumanovë 6, Shtip 7, Tetovë 9, Strugë 2, Veles 1 dhe Koçan 1. Ndërkaq, janë shënuar 4 viktima. Insitituti për Shëndet Publik ka regjistruar 30 pacientë të shëruar.
Emine Ismaili /SHENJA/