Lufta në Internet: Twitter fsheh cicërimën e Trump-it me përmbajtje dhune

Twitter sot fshehu një cicërimë nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke sqaruar se shkel rregullat me promovimin e dhunës.

Por nuk e fshiu atë dhe e zëvëndësoi nga një paralajmërim dhe tweet-i mund të shihet kur klikohet.

Paralajmërimi thotë se “Twitter ka përcaktuar që mund të jetë në interes të publikut që kjo cicërimë të jetë e disponueshme

Nga rruga, Trump cicëroi në lidhje me Minneapolis, një qytet ku po zhvillohen protesta të ashpra për disa netë për vdekjen e George Floyd. Ky është rasti i një afro-amerikani që u arrestua me dyshimin se bleu diçka me 20 dollarë të falsifikuara. Katër policë u përfshinë në arrest, dhe njëri nga ata vuri gjurin në qafën e Floyd, duke i marrë dhe jetën..

Trump shkroi se ai do të dërgonte Gardën Kombëtare, me paralajmërimin “kur plaçkitja të fillojë, fillojnë dhe të shtënat”.

Politika e paralajmërimit nga Twitter filloi në mesin e vitit 2019, por deri më tani, ata nuk kanë prekur tweet-et e Trump, deri në ditën e mërkurë kur ata vendosën një paralajmërim për përdoruesit së bashku me tweet-in e tij për të “kontrolluar pretendimet e tij”.

Trump u përgjigj se ai ose do të rregullojë ose do të mbyllë mediat sociale, dhe më pas nënshkroi një dekret për këtë.

Kompania, analizon BBC, kishte dy zgjidhje – të tërhiqej nga përballja ose të vazhdonte me veprimet, në përputhje me politikat e saj. Ajo zgjodhi opsionin e dytë, kështu që tani ajo i ka bërë thirrje Trumpit të që të mos nxisë dhunën.