Datat/ Europa po lehtëson kufizimet, ja vendet që kanë hapur kufijtë

Vendet europiane kanë filluar të lehtësojnë masat e bllokimit dhe kufizimet kufitare, në përgatitje për kthimin e turistëve vendas dhe ndërkombëtarë. por kufizimet e udhëtimit dhe masat e sigurisë po ndryshojnë vazhdimisht.

Italia:

  • Kufijtë janë vendosur të rihapen për turistët nga 3 qershori. Parqet janë të hapura; bare, restorante, muze dhe dyqane jo thelbësore rihapën të hënën. Hotelet me shumë mundësi do të hapen nga qershori, megjithatë, kjo do të varet nga prenotimet. Sakaq, planifikon të rihapë kufijtë e saj në 3 qershor për qytetarët e BE-së, Britanisë, zonës Shengen, Andorra dhe Monako

Greqia:

  • Do të rihapen më 15 qershor, por vetëm për qytetarët që vijnë nga Gjermania, Izraeli, Qipro, Ballkani dhe vendet e Balltikut. Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa një provë negative të Covid-19, ose karantinë të detyrueshme, ndërsa fluturimet ndërkombëtare fillojnë përsëri në 1 korrik.

Franca:

  • Kufijtë francezë mbeten të mbyllura deri me 15 qershor, përveç për shtetasit e BE që banojnë në Francë, punëtorë sezonalë dhe shtetas të BE që punojnë në Francë. Restorantet dhe baret mund të rihapen nga 2 qershori, ndërsa disa parqe, muze të mëdha dhe plazhe do të qëndrojnë të mbyllura deri më 1 qershor. Udhëtarët do të duhet të japin një certifikatë shëndetësore, duke deklaruar se nuk kanë koronavirus në mënyrë që të hyjnë në vend deri në korrik, ose ata do të duhet të zgjedhin një alternative të izolimit prej 14 ditësh.

Gjermania: 

  • Disa dyqane janë rihapur, ndërsa hotelet do të hapen më 25 maj. Sakaq, mbeten në fuqi deri më 15 qershor kontrollet në kufirin me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën, dhe për pasagjerët që vijnë nga Italia dhe Spanja.

Austria

  • Aeroportet e Vjenës, Innsbruck dhe Salzburg janë operativ, por me shërbime të kufizuara deri më 31 maj në fillim. Shteti planifikon të hapë plotësisht kufirin e saj me Gjermaninë më 15 qershor. Baret dhe restorantet janë të hapura, ndërsa hotelet do të hapen nga 29 maji.

Bullgaria:

  • Disa hotele, tregje, restorante, bare, parqe kombëtare janë gjithashtu të hapura dhe është njoftuar që nga 1 qershori do të hapet kufiri me Serbinë dhe Greqinë.

Kroacia:

  • Parqet, dyqanet, muzetë, hotelet dhe restorantet dhe baret në natyrë janë të hapura, dhe disa transport publik janë duke funksionuar. Sakaq, shteti kroat rihapi kufirin e saj me Slloveninë dhe me 29 maj do t’i hap kufijtë edhe me Austrinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Sllovakinë.

Republika Çeke 

  • Aeroporti i Pragës është i hapur, me fluturime të kufizuara indirekte për në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm për udhëtime thelbësore. Shteti hapi kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë më 26 maj, dhe me Sllovakinë dhe Hungarinë më 27 maj.

Holanda

  • Baret dhe restorantet në natyrë, muzetë, kinematë dhe vendet e muzikës janë vendosur të hapen nga 1 qershori. Kufijtë holandezë janë të hapur për ata që udhëtojnë brenda zonës Shengen.

Spanja

  • Fluturime të kufizuara vetëm për udhëtime thelbësore. Udhëtarët që vijnë në vend duhet të izolohen për 14 ditë.