KONFLIKTI/ Nga Kosova në Libi: vdekja mercenarit serb, lajm kryesor aty ku Turqia lufton me Rusinë

Disa ditë më parë, forcat që mbështesin qeverinë e Unitetit Kombëtar Libian lëshuan një video të një anëtari të vrarë të grupit mercenar rus Wagner. Qeveria e Unitetit Kombëtar të Libisë nuk ka njoftuar ende identitetin e mercenarit të huaj të vrarë, por informacioni i publikuar në rrjetet sociale flet për një mercenar serb nga Kosova, Aleks Duricc. Ky informacion u botua gjithashtu nga disa portale ruse që ndjekin ngjarjet rreth grupit mercenar Wagner.

Qindra ushtarë mercenarë rusë në Libi janë evakuuar pas tërheqjes nga luftimet në vijën e frontit në kryeqytet, Tripoli, kanë thënë forcat që mbështesin qeverinë e Unitetit Kombëtar.

“Avioni i ngarkesave ushtarake Antonov 32 zbarkoi në aeroportin Bani Walid për të marrë përsipër evakuimin e mercenarëve të grupit Wagner të cilët u larguan nga Tripoli jugor në një vend ende të pakonfirmuar”, thanë forcat besnike të Uniteti Kombëtar.

Ata shtojnë se “1.500 deri 1.600 mercenarë” u larguan nga linjat e përparme për në Bani Walid, një qytet 150 kilometra nga Tripoli.

Ata thanë që një ditë më parë, shtatë aeroplanët e ngarkesave arritën në aeroportin e qytetit, duke mbajtur municion dhe armë dhe duke evakuuar luftëtarët e shpëtuar.

Televizioni Al-Ahrar në Tripoli tregoi burra të armatosur që hipnin në një aeroplan Antonov 23.

Sistemi i mbrojtjes nga raketat Pancir i Rusisë mund të shihet në sfond.

Një goditje tjetër për Haftarit

Evakuimi i rusëve është një goditje tjetër për Ushtrinë Kombëtare Libiane (LNA) të gjeneralit renegat Khalifa Haftar dhe aleatëve të tij të huaj, në anën e së cilës luftuan mercenarët.

Majori Salem Alaywan i tha Reuters se rusët kishin ikur në Jufra, një zonë të largët dhe fortesë e LNA.

“Ata evakuuan në tre aeroplanët për në Jufra, automjetet e tyre ushtarake u dërguan gjithashtu atje.”

Por zëdhënësi i LNA-së, Ahmed al-Mesmara mohoi që të huajt po luftonin me forcat e tyre.

Ndërsa Muhammad Qanunu, një zëdhënës i ushtrisë së GNA, tha se ata që luftojnë LNA do të kapen ose vriten, dhe zonat që ata kishin mbajtur më parë do të bëhen të sigurta për t’u kthyer  civilët.

“Ne jemi ende duke ndjekur lëvizjen e milicëve dhe mercenarëve, të cilët po përpiqen të riorganizohen. Ne jemi plotësisht të gatshëm t’i shkatërrojmë ato,” tha ai.

Sipas një raporti të lëshuar nga KB, kompania private ushtarake ruse Wagner Group ka vendosur rreth 1.200 mercenarë në Libi, për të mbështetur forcat e Haftarit.

Forcat e Haftarit, të mbështetur nga Rusia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë përpjekur të marrin kryeqytetin libian për 13 muaj, por kanë pësuar një seri humbjesh javët e fundit në luftimin e forcave të mbështetura nga Turqia në Tripoli.

Në dy ditët e kaluara, forcat e LNA u tërhoqën nga disa pozicione në Tripoli jugor, të cilat ata i përshkruanin si një gjest humanitar.

Forcat e qeverisë aleate të njohur ndërkombëtarisht janë ri-hyrë në disa nga ato zona, shtojnë agjencitë.

Siç në Siri, edhe në Libi, krahas një aleanca diplomatike, Turqia e Rusia janë në dy llogore përballë njëra-tjetrës.