Spanjollët rritën “gabimisht” numrin e të vdekurve, si shpjegohet kjo?

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë njoftoi se kishte ndodhur një gabim në numrin e përgjithshëm mortor nga koronavirusi në vend, dhe se numri i vdekjeve të njoftuara dje ishte më i ulët për rreth 2,000.

Ministria deklaron se u njoftua dje se gjithsej 28.752 njerëz u shuan nga COVID-19, ndërsa sot u konfirmua se numri është në të vërtetë më i ulët me gati 2 mijë, dhe aktualisht arrin në 26.834.

Si shpjegim paraprak,  thuhet se kjo Ministri shpesh has në probleme me të dhënat e epidemive nga qeveritë autonome, dhe këto gabime më së shpeshti ndodhin në lidhje me informacionin nga Qeveria Autonome e Katalonjës.

Ministria nuk e njoftoi për herë të parë numrin e vdekjeve në 24 orët e kaluara, por tha se 50 njerëz kishin vdekur në 7 ditët e lëna pas.

Gjithashtu thuhet se janë regjistruar 132 raste të reja të infeksionit, e cila e çon numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 235.400.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Fernando Marlaska pezulloi komandantin e xhandarmërisë së Madridit, Kolonel Diego Perez de los Cobos për “humbjen e besimit”.

Televizioni shtetëror spanjoll RTVE njoftoi se De los Cobos u pushua nga puna për shkak të hetimit për demonstratat e mbajtura me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, e cila supozohet se ka kontribuar në përhapjen e koronavirusit në vend.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë u shpall në 14 mars dhe është në fuqi deri më 7 qershor, ndërkohë që autoritetet e këtij vendi filluan gradualisht lehtësimin e masave të vendosura kufizuese në fillim të këtij muaji.