Mbramje prandvere. Që nga perendim
asht kuqëlue qielli. Dhe n’për male
ca zogj t’arratisun me ngadale :
kërkojnë nji shteg për nga shpëtimi.
***
Nji za ndigjohet e ma hiç. Pastaj.
nji fshamje e lehtë: Dhe ca lot pikojnë :
që me zjarr, me mall, dashni tregojnë.
Jam un i shkreti që n’vetmi po qaj.
***
Ngrihem pse terri kurrë nuk m’qe mik.
E dij që fat nuk kam, as kurr nuk pata.
E dij që kam me vdek pse zemër-ngrata :
Si qiri dal-ngadalë asht tu’ u fik . . .
MENTOR SOJLI