Kërcënon Presidenti/ Të armatoset populli kundër diktaturës së karantinës

Një reagim i ashpër ka ardhur para dy ditësh nga ana e Presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili theksoi në një mbledhje qeveritare, se populli duhej të armatosej, në mënyrë që të shmangeshin diktatura të cilat mund të interpretohen si “karantina”, të vendosura me detyrim nga kryebashkiakët dhe guvernatorët të cilët kanë urdhëruar izolime, edhe pse presidenti nuk ka qenë dakord.

Mësohet nga CNN se kjo deklaratë është bërë në mbledhjen e datës 22 maj të kabinetit qeveritar. Ai theksoi se: “Një kryebashkiak plehrë merr një vendim plehrë, dhe i mbyll njerëzit në shtëpi”, tha Bolsonaroja për kryebashkiakët që e kishin bërë të detyruar izolimin në qytetet e tyre.

“Po të ishin njerëzit të armatosur, do të dilnin nëpër rrugët e qytetit. Po të isha diktator, do të doja ta çarmatosja popullsinë”, tha Bolsonaroja, i cili i ka nxitur protestuesit të dalin në protesta kundër kryetarëve të bashkive dhe guvernatorëve që kanë urdhëruar masa kufizuese.

“Pse dua t’i armatos njerëzit? Sepse nuk dua diktaturë. Nuk i mbështet më njeri. Kush nuk i pranon parimet e mia: familje, Zot, Brazil, armë, liri fjale, treg i lirë, është në qeverinë e gabuar”, tha Bolsonaro, i cili masat kufizuese kundër COVID-19 në vende si Argjentina i ka quajtur “rruga drejt socializmit”.

“Është shumë e lehtë të vendosësh diktaturë në Brazil. Njerëzit janë në shtëpi. Prandaj dua që populli të armatoset, që të sigurohen se s’do të dalë ndonjë bir bushtre e të vendosë diktaturë këtu”, dëgjohet Bolsonaroja në mbledhjen e qeverisë.

“Dua të hap temën e armëve. I dua të gjithë të armatosur. Populli i armatosur nuk skllavërohet kurrë. Dhe që secili të ushtrojë rolin e tij. Le të dalin hapur. Ministrat që lavdërohen nga gazetat “Folha” dhe “Globo” do të humbin ministritë.

Më poshtë Presidneti i Brazilit foli edhe për çështjen ekonomike, ku theksoi se: “Njerëzit do të vdesin, ekonomia duhet të jetë e hapur”.