-Falënderimi i qoftë All-llahut xh.sh., salavati dhe paqja qoftë mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, s.a.v.s.
Të dashur besimtarë!
Sot është predikimi i fundit në Ramazanin e këtij viti.
Poashtu është edhe një mundësi për të kujtuar fjalët e Muhamedit, a.s:
“Kur të vijë nata e fundit e Ramazanit, qiejt dhe toka dhe engjëjt qajnë mbi atë që i ka ndodhur ummetit të Muhamedit, paqja qoftë mbi të.”
Dikush në pjesëmarrje e pyeti: “O i Dërguari i All-llahut, çfarë i ka ndodhur ummetit?”
Ai u përgjigj: “Largimi i Ramazanit është musibet, sepse është fundi i periudhës në të cilën u përgjigjën lutjet, u dha lëmoshë, u shumuan bamirësitë dhe dënimi u shty”.
“Agjërimi i muajit Ramazan korrespondon me agjërimin për dhjetë muaj, dhe agjërimi për gjashtë ditë të muajit Shaval, pas tij, korrespondon me agjërimin për dy muaj, kështu që është agjërimi gjatë gjithë vitit.”
“Nata para Bajramit është një nga netët në të cilat lutja nuk refuzohet.”
-Ndërsa ngadalë fillojmë të mendojmë për kohën pas Ramazanit, le ta përdorim këtë natë për lutje dhe falënderime!
-Çdo ndarje është e dhimbshme sepse na kujton ditët dhe netët e begatshme !
-Pra, edhe kjo ndarje me Mubarak Ramazanin na pikëllon,sepse është një llambë për shpirtrat tanë dhe ilaç për zemrat tona, që është si uji që pastron dhe zbut gjithçka!
Muhamedi a.s. edhe pas Ramazanit, nuk e pakësoi adhurimin ndaj Allahut të lartësuar me veprat e tij.
Kjo na tregon se edhe ne sduhet ta harrojmë mirësinë e Allahut xh.sh.,poashtu të shprehim mirnjohje ndaj Allahut për çdo frymëmarrje !
Allahu na e pranoftë agjërimin dhe të gjithë veprat e hajrit!
A.S.